Friday May 18

Dirk Dzemski "Haxhiun më duhet ta frenoi, ai lufton me shumë zemër"

Trajnieri i boksierit shqiptarë Haxhi Krasniqi, gjermani Dirk Dzemski, në një intervistë për portalin gjerman Figosport ka thënë sot se është shumë i lumtur me punën e "nxënësit" të tij, por ka problem ta ndal atë, sepse ka zemër shumë të madhe dhe dirigjohet nga zemra e jo nga koka.

"Megjithë se Haxhiu është shumë i talentuar dhe i shkathët dhe ka potencial shumë të madhë, ai prap se prap deshiron ta fiton çdo përballje me zemër, sikur në stërvitje (sparring) ashtu edhe në duelet e tij. Në vitin e kaluar ai ka shpërthyer si një raketë dhe është ngjitur lartë, tani e ka mbrojtjen e parë të titullit dhe po mundohem ta frenoi, në mënyrë që mos të rrezikon asgjë, të lufton me kokë" është shprehur kështu trajnieri gjerman Dirk Dzemski i cili u shpall trajnieri i tretë më i suksesshëm në Gjermani për vitin 2011 nga revista e mirënjohur gjermane BOXSPORT.

Këto janë fjal të mira për boksierin e talentuar shqiptarë i cili në moshën 24 vjeçare e fitoi titullin Europian dhe u ngjit në pozicionin Nr. 6 të botës, si asnjë shqiptarë më parë në këtë moshë.

Dueli i radhës i Krasniqit është të Shtunën me 7 Janar 2012 në qytetin gjerman Magdeburg. Biletat e fundit mund ti rezervoni në Telefonin: +49 391 734 6430.

Në teleizionin gjerman SPORT1 dhe atë shqiptarë (digitalb) SUPERSPORT 5 mund ta ndiqni këtë mbrëmje nga ora 22:00 ku fillimisht do të transmetohet një duel tjetër dhe pastaj rreth ores 22:30 do të transmetohet LIVE dueli kryesor i mbrëmjes në mes të Haxhi Robin Krasniqit dhe Hakim Zoulikh.


AlbanianBoxing.com
05.01.2012

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck