Haxhi Krasniqi eshte gati per ta mbrojtur titullin e Evropes
Boksieri 24 vjeqar shqiptar, kampion aktual i Evropes ne kategorine gjysme te rende, Haxhi Krasniqi ka mbaruar stervitjet me sukses, çdo gje eshte gati per te mbrojtur titullin! Te Shtunen ne Magdeburg te Gjermanise Krasniqit i duhet te mbron titullin WBO te Europes per here te pare, kete titulli Krasniqi e ka fituar me 21 Tetor 2011.
Te Henen ishte kenferenca e fundit per Media, para duelit te se Shtunes ku u paraqiten edhe njehere boksieret me te rende te klubit SES-BOXING te cilet do te luftojne ne mbremjen e 7 Janarit ne Magdeburg. Duelin kryesor te mbremjes do ta ket Haxhi Krasniqi i cili do te perballet me fracezin Hakim Zoulikha (16-2-0), ndersa duelin e dyte per nga rendesia e ka slloveni Denis Simcic i cili do te ndeshet me Tomas Adamek nga Çekia.
Krasniqi eshte i gatshem per nje lufte te forte 12 raundshe, eshte i pregatitur shume mire per kete duel edhe se e kishte nje periudh shume te veshtire ne fillim te Dhjetorit kur vdiq papritmas miku i tij dhe legjenda e Ringut shqiptar Besim Kabashi. Lajmin se Kabashi gjindej ne gjendje kritike ne spital Haxhiu e kishte mare disa ore para se te vdiste Kabashi, andaj kishte arrit te hyn ne dhomen e emergjences dhe kishte qendruar prane mikut te tij deri sa ai kishte nderruar jete. "Ato kan qen momentet me te veshtira te jetes sime, te cilat nuk do ti harroj kurre, por jam i lumtur qe isha prane Besimit deri ne momentin e fundit dhe poaq i lumtur qe e kam pas fatin ta kem mik, koleg dhe bashkkombas nje luftetare dhe njeri legjendar siq ishte Besim Kabashi. Me 7 Janar do te ngjitem ne ring per te vazhduar rrugen time drejt titullit te botes, Besimi me ka perkrah shume dhe me ka jap kurajo, andaj do te luftoj per te dhe shpresoj se do ta bej te lumtur shpirtin e tij ne paqe" u shpreh keshtu me pikellim kampioni Europian Haxhi Krasniqi.
Sot ishte dita e prezantimit te boksierve ne nje ore stervitjesh, e tera u zhvillua prane publikut te gjere ne nje qender tregtare ne qytetin gjerman Magdeburg. Krasniqi u paraqit me nje performance tejet te mire, dukej shume i fokusuar ne luften e tij dhe i bindur ne fitore, i gjithe ekipi i Krasniqit eshte i kenaqur me punen qe eshte duke e bere ai dhe mezi jane duke e pritur diten e Shtune ku Krasniqi per here te pare do te jete ne qender te vemendjes ne nje mbremje te madhe internacionale te boksit.
Dueli Krasniqi vs. Zoulikha do te transmetohet LIVE nga ora 22:00 ne televizionin gjerman SPORT1 dhe ate shqiptar SUPERSPORT.
AlbanianBoxing.com
03.01.2012




