Friday May 18

Edhe Qyteti i Pejës e ka kuptuar rëndësinë e Boksit Profesionist!

Pas Qytetit të Gostivarit, del edhe një qytet tjetër shqiptarë me mirënjohje dhe vlerësim të veçantë për boksin profesionist. Bashkia e qytetit të Pejës (Rrafshi i Dukagjinit, Kosovë) ka shpërblyer parmbrëmë boksierin profesionist Shpetim Shala me çmimin "Nderi i sportit Pejanë".

Boksi Profesionist në trojet shqiptare është duke u shtërnguar çdo ditë e më shumë, qyteti i Pejës është kështjella e këti sporti, aty u themelua edhe Federata e parë e Boksit Profesionist e Kosovës, boksieri Shpetim Shala është duke jetuar aty dhe duke e zhvilluar karrierën e tij profesioniste kryesisht në Pejë, organizimet e kohëve të fundit janë përcjellur nga zyrtarët e komunës së Pejës dhe tani fillojnë të vlerësohen.

Në zgjedhjen e sportistëve më të mirë të vitit 2011 ishte ftuar edhe Boksieri Profesionist Shpetim Shala i cili krahas futbollistit të mirënjohur Pejanë Fatos Beqiraj (Dinamo Zagreb) dhe basketbollistit që mori pjesë edhe në kampionatin Europian (Dardan Berisha)  e fitoi çmimin "Nderi i sportit Pejanë".

"E ndieva vetën shumë të ndëruar për mirënjohjen e kryetarit të komunës ndaj meje, sidomos fakti që jamë në nivelin e futbollistit Beqiraj dhe basketbollistit Berisha të cilët bëjnë karrierë në Europë, më bënë krenar. Çdo kush do të ketë para syshë se të zhvillohesh si sportist në Kosovë është shumë e vështirë, por me shumë vullnet dhe sakrificë kam arrit nga viti në vitë ti zgjëroi sukseset e mija madje edhe me kundërshtarë nga perëndimi, fakt është se Boksierët Profesionst Shqiptarë janë duke korruar suksese më të mëdha se shumë garues në lloje të tjera të sportit, Boksi ka qenë traditë shqiptare dhe do të mbetet e tillë, shpresoj që opinioni i gjerë të kupton më në fund rëndësinë e këti sporti i cili është një ndër sportet më të rrezikshme dhe më të mundimshme që ka zbuluar njerëzimi deri tani" kështu Shpetim Shala për AlbanianBoxing.com

Shala më tutje vazhdon: "Organizimet e Boksit Profesionist do të vazhdojnë në Pranverën e vitit 2012 ku do të ketë edhe shumë risi, Federata e Boksit Profesionist dhe Klubi i Boksit Amator i Pejës (KB Besa) janë duke bashkëpunuar ngusht dhe janë të përkushtuara që ta ngrisin nivelin e boksit në Kosovë. Interesimi i Mediave në vitin 2012 do të jetë më i madhë se kurrë".


AlbanianBoxing.com
30.12.2011

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck