Friday May 18

Luan Krasniqi sot i dha fund karrierës edhe zyrtarisht

Ish-boksieri shqiptarë i peshave të rënda Luan Krasniqi përmes një letre të hapur për tifozët e tij, i dha fund sot karrierës së boksit edhe zyrtarisht! "Fundit i vitit 2011 është shumë afër tani dhe e shfrytëzoj rastin të ju falënderoj për mbështetjen tuaj. Unë do të tërhiqëm nga aktivitetet sportive të boksit duke qenë gjithnjë mirënjohës për simpatinë tuaj ndaj meje" kështu Luan Krasniqi i cili praktikisht karrierën e ka përfunduar me 15.11.2008.

Dueli i fundit i Luan Krasniqit ka qenë me 15 Nëntor 2008 në Düsseldorf të Gjermanisë, aty Krasniqi u mposht nga ukrainasi Alexander Dimitrenko me KO teknike në raundin e tretë, më parë Krasniqi ishte mposhtur edhe nga amerikani Tony Thompson. Mirëpo nga viti 1997 deri në vitin 2005 karriera e tij profesioniste ka qenë pothuaj se e shëndritshme, Krasniqi ka arrit të bëhet dy here kampion i Europës në peshat e rënda dhe është ngjitur 3 herë në TOP10-en e botës, madje e ka bërë një lufte spektakulare për titullin WBO të botës, por për fatë të keqë nuk arriti të fiton atë duel kundër amerikanit Lamon Brewster.

Sido që të jetë dueli me Brewster Krasniqin e ka afrimuar shumë në Gjermani, gjithashtu edhe humbja ndaj polakut Saleta e bëri të njohur boksierin gjerman me prejardhje shqiptare. Ndërsa fitoret më burrërore të tij kanë qenë ato ndaj turkut Sinan Samil Sam dhe amerikanit Lance Whitaker. Kur boksonte Luan Krasniqi në Gjermani, sallat sportive ishin të përmbushura me tifoz shqiptarë, ata ishin gjithmonë pranë tij sikur në kohën e fitoreve ashtu edhe në kohën e humbjeve, Krasniqi ka qenë deri tani boksieri shqiptarë që ka arritur më së shumti në peshat e rënda por tani ka edhe shpresa të reja të kategorisë së rëndë dhe shpresojmë se gjenerata e re të vazhdon aty ku Luani e ka përfunduar.

Sidomos në kategoritë tjera, sikur në "Cruiser" 90 kg, apo në kategorinë gjysmë të rëndë 79kg ka boksier shqiptarë të cilët janë bërë poashtu kampion Europe dhe pritet që në vitin 2012 do të garojnë për titujt e botës, arena e boksit shqiptarë sot është shumë më e fuqishme se para vitit 2005, andaj tifozët e boksit nuk duhet të demoralizohen për tërheqjen e idolit të tyre nga boksi por thjeshtë të kenë rrespekt për atë që e arriti Luani dhe të jenë edhe më të lumtur për ardhmërinë e cila do të jetë ndoshta edhe më e shëndritshme për sportin e boksit shqiptarë.

Karriera amatore e Luan Krasniqit ka qenë poashtu madhështore, edhe atëherë arriti të bëhet kampion Europe dhe ka fituar medalje në lojrat olimpike, ne Luanin do ta shohim edhe më tutje në ekranet televizive gjermane, ai vazhdon të jetë komentator ndihmës në televizionin e njohur RTL. Krasniqi përmes këti sporti i ka fituar disa Miliona Euro dhe me siguri se do ta ndihmon këtë sport që të afrimohet akoma më shumë kudo në Europë.


AlbanianBoxing.com
29.12.2011

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck