26 Dhjetor: Orial Kolaj dhe Tefik Bajrami i fituan duelet
Mbrëmë, në natën e dytë të krishtëlindjeve në tërë botën kishte vetëm 33 duele të boksit profesionist, 2 nga ato ishin me pjesmarrje shqiptare! Në Engelberg të Zvicrës doli në ring Tefik Bajrami për ta sfiduar Patrick Berger nga Austria. Bajrami e fitoj këtë duel me TKO në raundin 3. Kjo ishte fitorja Nr. 4 për boksierin nga Prishtina.
Ndërsa në Lazio të Italisë doli në ring boksieri nga Lezha Orial Kolaj i cili kësaj radhe kishte të bëj luftë me një boksier serb. Si gjithmonë në disfatat e tilla fitues doli luftëtari shqiptarë, Orial Kolaj e mposhti boksierin nga Beogradi Mile Nikolic me TKO në raundin 3. Për Kolaj ishte kjo fitorja Nr. 7 në gjithsejt 12 duele profesioniste, këtu duhet theksuar se Kolaj humbjet i ka shënuar ndaj boksierëve të klasit të lartë Europian, madje edhe duke u ndëshkuar me manipulimin e rezultateve nga gjyqtarët e huaj.
AlbanianBoxing.com
27.12.2011




