Friday May 18

Shpetim Shala shenon fitore me KnockOut në Pejë

Pejë, 17.12.2011 - Boksieri shqiptarë i kategorisë gjysmë të rëndë Shpëtim Shala ka mposhtur kundërshtarin e tij Janos Olah nga Hungaria me KnockOut teknik në raundin 3. Shala e zhvilloi një duel tepër të mirë para publikut të vëndlindjës së tij ku ka boksuar edhe disa herë më parë.

 

PEJA WARRIORS quhej organizimi i vetë boksierit Shpetim Shala i cili e shenoi sonte fitoren e 12-të profesioniste. Edhe miku i Shpetimit, Besnik Limani doli fitimtar nga ringu në luftën e tij të taiboksit.

Më shumë informacione për këtë mbrëmje të suksesshme do të ndiqni këtu nesër gjatë ditës, si dhe në mbrëmjen e nesërme (e Diel, 18 Dhjetor 2011) në RTV21 në kuadër të emisionit sportiv 2 me 1.


www.albanianboxing.com

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck