Friday May 18

7 Janar 2012: Haxhi Krasniqi duhet të mbron titullin kundër Hakim Zoulikha nga Franca

Kampionit WBO Evropian në kategorinë gjysmë të rëndë Haxhi (Robin) Krasniqi i duhet ta mbron titullin e sapo fituar nga francezi 25-vjeçar Hakim Zoulikha i cili ka prejardhje nga Algjeria. Zoulikha në 18 duele profesioniste 16 herë ka dal fitimtar nga ringu dhe është mposhtur vetëm 2 herë me poena.

Kjo do të jetë një përballje e fuqishme, dy boksier të një moshe gati të njejt luftojnë për kronen e Europës, Krasniqi për ta mbrojtur atë, ndërsa Zoulikha për ta fituar!

Krasniqi dhe Zoulikha do të luftojnë në Maritim Hotel të qytetit Magdeburg, dueli do të transmetohet LIVE në televizionin gjerman SPORT1 dhe në një televizion shqiptar i cili akoma nuk është caktuar.

Nuk kanë mbetur edhe shumë bileta pa u shitur për këtë mbrëmje të boksit me 7 Janar në Magdeburg, andaj ju kishim preferuar të shpejtoni për të porositur biletën tuaj nëse dëshironi të shikoni nga afër boskierin më të suksesshëm shqiptarë Haxhi Krasniqi. Duke klikuar mbi Foton majtas mund të lidheni direkt me eventim.de ku mund të porositni biletat tuaja.


AlbanianBoxing.com
16.12.2011

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck