Friday May 18

Mbrëmja e boksit "Peja Warriors" i dedikohet Legjendarit BESIM KABASHI

Mbrëmja e boksit "Peja Warriors" e cila do të mbahet të Shtunen me 17 Dhjetor në sallën "Karragaqi" në Pejë do ti dedikohet luftëtarit legjendar BESIM KABASHI. Këtë e kanë vendos organizatorët dhe boksierët e mbrëmjes, të gjithë janë të përkushtuar të luftojnë për mikun e tyre Besim Kabashi.

"Besim Kabashi do ti mungon gjithnjë ringut shqiptarë, ne jemi të gjithë të mërzitur që ai nuk është më në mesin tonë, por jemi të përkushtuar të luftojmë dhe të triumfojmë në ring për mikun tonë Besim Kabashi, unë dhe të gjithë luftëtarët e mbrëmjes të së Shtunes do të luftojnë për BESIMIN, për të treguar se atë nuk do ta harrojmë kurrë" u shpreh kështu Shpëtim Shala.

Qyteti i Pejës mezi është duke e pritur këtë mbrëmje të boksit e cila do të transmetohet LIVE nga RTV21 dhe do të mund ta shikojnë edhe bashkatdhetarët në të mbarë botën, në mesin e qytetit ka disa ditë që është vendosur edhe kjo pllakat e madhe e cila tërhek vëmendjen për të gjithë qytetarët e rrafshit të Dukagjinit.

AlbanianBoxing.com
14.12.2011

 

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck