Friday May 18

Vëllezërit Keta çdo gjë i kushtojnë sportit

Ismail dhe Gjetan Keta janë dy vëllezër Shqiptarë të cilët punë e kanë sportin dhe vënd të punës e kanë ringun. Në jetën e tyre çdo gjë sillet rreth sporteve luftarake, krahas vëllezërve SEFERI nga Maqedonia dhe vëllezërve BAJRAMI (nga Kosova), janë Vëllezërit Keta (nga Shqipëria) puntorët më të mëdhej që ka Kombi ynë.

 

Ismail Keta (vëllai i madhë) në një bised me albanianboxing.com sot, rrëfeu sukseset dhe planet aktuale.

"Në fundin e vitit 2010 isha në Tailandë për të luftuar, iu riktheva ringut pas një pauzë të gjatë sepse ndjehem shumë mirë fizikisht dhe akoma e dua këtë sport tej mase (thaiboxing / kickboxing). Në Tailand korra suksese në 3 duele dhe tani jamë kthyer në Gjermani ku kujdesem për shkollën time luftarake që kamë, për nxënësit tonë, për Gjetanin i cili tani ka hyrë me seriozitet në boksin profesionist si dhe për karrieren time të më tutjeshme." kështu Ismail Keta (34 vjeq) për AlbanianBoxing.com i cili deshiron të lufton akoma.

Ne mësuam se Ismaili nesër do të zhvillon luften e radhës, ajo do të mbahet në Holandë ku Taiboksi ka poashtu domëthënje të madhe dhe shpresojmë se Ismaili do del sërish fitimtar nga ringu. 

Ismaili edhe pas duelit të nesërm nuk do të ketë shumë kohë për pushuar, sepse menjëherë i duhet të kthehet në shkollën e tij luftarake në Myniht të Gjermanisë ku është duke i zhvilluar stervitjet përfundimtare vëllai i tij Gjetan "MIKE" Keta.

Gjetani më datë 19 Shkurt do të ngjitet në ring dhe dëshiron të shkëlqen edhe në duelin e 10-ë profesionistë. Kundërshtari për Gjetanin akoma nuk është caktuar, por tani dihet se ai do të bokson vetëm në peshën e mesme 72kg dhe do të ketë një duel 8 raundësh. Gjetani do të lufton në Stuttgart (Porsche Arena) ku do dalin në ring edhe Petrit Dobroshi e Felix Sturm.

Këto fakte dëshmojnë se vëllezërit Keta jetojnë me dhe për këtë sport,  Albanian-Boxing iu uron gjithnjë suksese vëllezërve Keta.

 

AlbanianBoxing.com
29.01.2011

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck