Friday May 18

Nuri Seferi ngjitet në vëndin 5 të Botës

Boksieri shqiptarë i peshave "Cruiser" Nuri Seferi mer edhe një lajm të mirë nga WBO, pas Mirënjohjeve si Sportisti i vitit që i mori në Maqedoni dhe në Zvicër. Organizata Botërore e Boksit WBO në rënditjet e Janarit ka siguruar vëndin Nr. 5 për boksierin shqiptarë dhe kampionin e Europës.

Në javën e parë të Janarit Nuri Seferi u shpall në Maqedoni sportisti i vitit, kurse në javën e dytë të këti muaji mori një Mirënjohje nga Kryetarja e qytetit Zvicëran Burgdorf për rezultatet e tij sportive në vitin 2010, në këtë shpërblim merë pjes edhe Vëllai i tij Sefer Seferi dhe dy nxënësit e tij Agron Xhilla e Gabor Veto,

Por çmimi më i madhë në këtë fillim të vitit vjen nga WBO e cila e ngriti Nuri Seferin edhe një vënd më lartë në rënditjet Botërore, nga vëndi 6 në vëndin 5.

Në 4 vëndet tjera, para Nuri Seferit janë vetëm: Denis Lebedev nga Rusia, Alexander Frenkel nga Ukraina, Lateef Kayode nga Nigeria, dhe Laudelino Barros nga Brazili.

Vëndin e 5-të në Botë Nuri Seferi e fitoi me shumë mundim në aspektin material dhe psiqik, andaj Seferi nuk do të lëshon këmbë nga kjo pozitë e lartë botërore pa e sfiduar njëherë kampionin e botës dhe pa e i treguar të gjithë adhuruesve të boksit se është më i forti në kategorinë e tij.

AlbanianBoxing.com
16.01.2011

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck