Friday May 18

Besim Kabashi pranon mirënjohjen e dytë

Taiboksieri shqiptarë Besim Kabashi ka pranuar sot MIRËNJOHJEN e fituar nga Lexuesit e AlbanianBoxing.com - kjo iste MIRËNJOHJA e dytë për Kabashin i cili në vitet 2009 dhe 2010 u zgjodh Luftëtari më i mirë Shqiptarë.

"Kjo mirënjohje ka një rëndësi të veçant për mua sepse vjen direkt nga tifozët shqiptarë të sporteve luftarake dhe nga Agjencioni më i madhë i këti lloji Albanian-Boxing. Pasi që e kamë fituar këtë Mirënjohje në vitin 2009 shkoi çdo gjë sipas deshirës sime dhe e mbylla edhe vitin 2010 me sukses, shpresoj se Mirënjohje e dytë më jep fat për të përmbyll edhe vitin 2011 më poaq shumë suksese dhe ndoshta ti tejkaloj ato" kështu Besim Kabashi për Albanian-Boxing.com i cili para pak ditësh kishte një operacion në krahrorë, pas një aksidenti në skijimin e pushimeve dimërore.

Redaksia Albanian-Boxing ka mësuar se Kabashi në javët e fundit është lutur shumë herë, për të firmosur një kontrat afatgjatë, nga Promotorët e tij por ai nuk do të pranon asnjë mundësi tjetër, pos ndonjë spektakli të madhë në televizionet e njohura gjermane. Nëse Promotoret e tij nuk do i ofrojnë një mundësije të tillë, ose lëndimi i tij në krahrorë nuk do të kurohet siq duhet, atëherë ka mundësi që Kabashi të mbaron karrierën e tij në vitin 2011 si Kampion i dyfishtë i botës dhe IDOL i mijëra të rinjëve shqiptarë e gjerman.

AlbanianBoxing.com
14.01.2011

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck