Petrit Dobroshi lufton në Stuttgart me 19 Shkurt
Boksieri me prejardhje nga Peja e Kosovës Petrit Dobroshi do të ngjitet në ring me 19 Shkurt në Porsche-Arena të qytetit gjerman Stuttgart. Dobroshi do të zhvillon duelin e 14 profesionist dhe do të lufton një kategori më poshtë, në peshat super të mesme.
Petrit Dobroshi tani është 31 vjeqar, ai nuk ka shumë kohë për luftuar, ky duel do të jetë vendimtar për karrierën e metutjeshme të tij. Nëse Dobroshi tregon luftë të mirë dhe e fiton duelin bindshëm, kundërshtari akoma nuk është caktuar, atëherë Dobroshi do të lufton për titullin Gjerman dhe shumë shpejt edhe për tituj më të mëdhej.
Lufta e ardhshme e Petrit Dobroshit do të jetë në kuadër të betejes Felix Sturm vs. Ronald Hearns - aty thuhet se do të del në ring edhe boksieri nga Shqipëria Gjetan "Mike" Keta.
Bileta për këtë duel mund të gjeni KËTU!
AlbanianBoxing.com
07.01.2011




