Friday May 18

Luani kthehet në ring pas 27 muajve

Ish-kampioni i dyfishtë Europianë në kategorinë e rëndë Luan Krasniqi ka vendosur të rikthet në ring me 26 Shkurt 2011. Dje është konfirmuar nga televizionin mbështetës gjerman RTL, i cili paguan Miliona për një mbrëmje Boksi, se Krasniqi do të lufton kundër Jonathan Banks.

"Ludwigsburg Arena" në qytetin Ludwigsburg do të jetë vëndi i ngjarjes ku Luani do të provon shansen më të madhe të jetës së tij.

Televizioni gjerman RTL qysh tani ka konfirmuar se në rast fitorje, që është shumë e mundshme, Luani do të ndeshet në Shtator 2011 me njërin prej vëllezërve Klitschko.

Luan Krasniqi pohon se kjo është ëndrra e madhe e tij, që të ndeshet me njërin prej vëllezërve Klitschko dhe beson se do të fiton titullin e botës të cilin ia kishte premtuar legjendes gjermane Max Schmeling.

Mbrëmja e boksit në Ludwigsburg do të transmetohet LIVE nga RTL, dueli Krasniqi vs. Banks do të jetë kryesori i kësaj mbrëmje.

Ndryshe, nesër do duhej të dilte në ring Klitschko "i vogël" Wladimir për të mbrojtur titujt e tij (IBF, WBO, IBO) kundër anglezit Dereck Chisora por Klitschko e ka anuluar duelin dje, kinse kishte një lëndim në një muskul trupor. Zëra të ndryshëm të boksit thojnë se kjo është bërë për shkak se Wladimir deshiron të ndeshet me David Haye që në fillim të vitit 2011 dhe dueli nuk është anuluar për shkaqe shëndetsore!

AlbanianBoxing.com
10.12.2010

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck