Friday May 18

Besim Kabashi mposhti turkun Mehmet Özer

Mbrëmë në München të Gjermanisë doli në ring kampioni i botës në Taiboks Besim Kabashi për të mbrojtur titullin e tij. Lufta ka qenë dramatike dhe Kabashi ka dal si gjithnjë fitues nga Ringu. Kabashi ka fituar duelin me Knock-Out teknik ne raundin 3.

Kabashi luften e ka filluar mbar, raundin e pare e ka fituar bindshem por ne raundin e dyte kampioni turk tregoi se ka shkuar ne Gjermani per ta fituar tutllin e botes dhe arriti ta godet kampionin e botes ne koke i cili u numrua ne kemb nga gjyqtari por Kabashi me qendrueshmerin se e ka nuk ndalej, vazhdoi me bindje se do te fiton.

Ne raundin e dyte Kabashi u qellua edhe njehere ne koke por nuk bie ne dysheme, gjyqtari e numroi per here te dyte, shikuesit ne salle ishin te shokuar per kampionin e tyre, dhe lufta vazhdoi serish.

Eshte e pabesueshme se si arriti te kendellet luftetari shqiptar, ai filloi raundin e trete sikur te paren, e mori vet iniciativen per ta sulmuar rivalin dhe ia arriti ta qet ne KnockDown poashtu 2 here turkun Mehmet Özer, dhe tani Kabashi nuk ishte per tu ndalur me, vazhdoi serin e goditjeve ne trup dhe referi vendosi qe ta ndal luften per te ruajtur shendetin e taiboksierit turk.

Fitorja shkoj ne favor te Besim Kabashit, kjo ishte mbrojtja e pare e titullit WKA te botes ne kategorine super te rende mbi 95 kg dhe dueli ndoshta me i madh i viteve te fundit ne Gjermani, duke pasur ketu parasysh edhe duelin Besim Kabashi vs. Li Jixiang.

Besim Kabashi permes albanianboxing.com deshiron te falenderon tifozet e tij nga Zemra te cilet siq thot ai, i dhane fuqin e duhur per te triumfuar ne nje duel dramatik.

AlbanianBoxing.com
05.12.2010

T-Shirt 16,90 €

Sinalco Kosova & Albania

Aleanca Kuq e Zi

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck