Shpëtim Shala vs. Nikola Matic në Pejë
Shpëtim Shala vazhdon karrieren e tij edhe me një duel tjetër në vëndlindje. Në mbrëmjen 26 Shtatorit Shala do të ndeshët me kroatin Nikola Matic në Pejë. Kjo është hera e dytë që boksieri kosovar lufton në këtë qytet.
Kundërshtari Nikola Matic është nënshtetas kroat me vëndbanim në Bosnje, ka zhvilluar deri tani 9 duele profesioniste prej të cilave 2 i ka fituar.
Ky do të jetë dueli i 3-të në këtë vitë për boksierin Shpëtim Shala i cili në muajin Mars luftoi kundër Michal Tomko dhe në Maj kundër Josip Jalusic.
Lufta Shala vs. Matic do të organizohet nga Federata e Boksit Profesionist e Kosovës dhe do të mbahet në sallën Karragaç në Pejë.
AlbanianBoxing.com
07.09.2010



