Monday Feb 06

Me kampionin Besim Kabashi në mbrëmje të boksit

Redaksia e AlbanianBoxing.com kishte nderin të mer pjes në një mbrëmje të boksit sëbashku me kampionin botërorë në Kikboks Besim Kabashi të cilin në të ardhmen e presin sfida të mëdha. Kabashi kishte zbritur në Köln sëbashku me ekipen e klubit STEKO nga qyteti bavarez München.

Christine Theiss, një kolege e Besim Kabashit, antare e klubit STEKO dhe kampione e botës në Fullkontakt është bërë një emër i njohur në Gjermani. Theiss mori një shansë eksklizive për të lufutar në parameq të kampionit të botës Felix Sturm, andaj udhëtoi edhe kampioni i botës në klubin e saj Besim Kabashi për të përcjell luften e zonjës Theiss dhe njëkohësisht edhe duelet e boksit nga afër.

"Ka qen një mbrëmje e mrekullueshme, organizim i mirë dhe skenë e madhe për kikboksin" theksoi Besim Kabashi për albanianboxing.com i cili herave tjera kur lufton Felix Sturm eventualisht do mund të mer pjesë në një eveniment të tillë ku shikueshmëria dhe lavërdia financiare janë shumë më të mira se në çdo organizim tjetër të kikboksit në Europë.

Me pjesmarrjen e WKA kampionës së botës Christine Theiss në një Eveniment madhështore me mbi 18.000 shikues nuk është avansuar vetëm klubi i kikboksit STEKO por akoma më shumë federata e mirënjohur WKA e cila ka kontribuar shumë për këtë sport dhe nga dita në ditë është duke u rritur.

Nga burime jo-zyrtare kemi mësuar se televizioni gjerman Sat.1 ka për qëllim të inkuadron në këto organizime të mëdha kikboksierin kosovar Besim Kabashi i cili lufton në peshat e rënda dhe zhvillon gjithnjë duele spektakulare.

Në Fotografi mund të shifni kikboksierin shqiptar Besim Kabashi i cili mban titullin e botës të federatës WKA në peshat e rënda dhe pretendon me 25 Shtator ta fiton edhe atë të peshës super të rëndë, me kryeredaktorin e albanianboxing.com Luan Dreshaj, me kryetarin e Federatës WKA Klaus Nonnemacher, me trajnerin e tij Mladen Steko dhe me kolegen e klubit Christine Theiss.

AlbanianBoxing.com
05.09.2010

T-Shirt 16,90 €

Aleanca Kuq e Zi

Krasniqi vs. Zoulikha

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck