Monday Feb 06

Vigan Mustafa fiton titullin e parë

Boksieri i peshave gjysmë të rënda kosovar me vendbanim në Itali Vigan Mustafa fitoi me 20 Gusht titullin IBF Mediterranean.

Ky është titulli i parë të cilin e fitoi boksieri shqiptarë, edhe se nuk është titull i madhë, ai e ka rëndësinë e vetë sepse është titull i federatës së njohur botërore IBF dhe me këtë Mustafa mund të rënditet ndër 40 boksierët më të mirë të botës.

Të Premtën e kaluar me 20 Gusht në Lombardia të Italisë luftoi Vigan Mustafa kundër vëndasit Maurizio Lovaglio të cilin e mposhti me poena pas një lufte të ashpër 12 raundshe.

Mustafa deri tani ka gjithsejt 17 duele, 15 fitore dhe vetëm 2 humbje.

AlbanianBoxing.com
24.08.2010

T-Shirt 16,90 €

Aleanca Kuq e Zi

Krasniqi vs. Zoulikha

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck