Monday Feb 06

Keqinformim ne Struge

Bashkpuntor te redaksise sone nga Struga e Maqedonise kane njoftuar se ne qytetin e banuar me shqiptar po perflitet dhe eshte bere publike se Nasi Hani ka nokautuar Nuri Seferin ne Sparring!

Prishtine, 20.08.2010

Lajmi i cili arriti sot nga Struga ne Kosove ishte i quditshem jo vetem per shoqerine sportive te vendit por edhe per tifozet e boksit ne pergjithesi, sepse ndegjuam qe boksieri i famshem shqiptar Nuri Seferi (WBO Nr. 9) ne te kaluaren ishte nokautuar ne Sparring nga boksieri me pak i njohur Strugan Nasi Hani.

Ne nje raport nga Struga kemi mesuar te ket thene boksieri Nasi Hani se njeherish ka patuar nje njesi Sparringu me Tysonin Shqiptar NURI SEFERI ne Zvicer ku e ka hudhur ne dysheme Nuriun qe ne raundin e pare.

Redaksia e albanianboxing.com nuk hezitoi dhe mori kontakt te menjehershem me boksierin nga Gostivari i cili jeton ne Zvicer Nuri Seferi.

"Une me Nasi Hanin nuk kam qendruar kurr ne ring dhe natyrisht se nuk kam zhvilluar asnje njesi Sparringu me te, bile nuk kujtohem te kem takuar ndonjhere ate boksier. Andaj eshte kjo nje shpifje qesharake e cila shpresoj se nuk ka dal nga boksieri ne fjal sepse kjo nuk i takon nje sportisti dhe ne asnje menyre nuk do ta ngrit vleren e tij por perkundrazi mund ti humb edhe ato vlera qe i ka" u prononcua Nuri Seferi per AlbanianBoxing.com

"Per deshiren e Nasi Hanit dhe atyre te cilet ndoshta i besojne fjaleve te kota, une jam i gatshem ti ofroj Hanit nje duel ku mund ti masim forcat publikisht, edhe se nje boksieri i nivelit te tij realisht nuk ka te drejt te luftoj kunder meje sepse gjindem ne TOP10-en e botes dhe une synim e kam titullin e botes. Gjithashtu vellai i im Seferi eshte i gatshem te luftoi kunder qdo boksieri profesionist te kategorise sone i cili mendon se ka edhe te pakten shanse kunder tij. Ndryshe, une i uroj qdo sportisti shqiptar i cili mbron ngjyrat KUQ e ZI te arrin ne majen e botes dhe i keshilloi ata qe te bejne shume pune e me pak fjale, sepse sukseset arriten vetem me pune dhe me vepra" vazhdoi Kampioni Europian NURI SEFERI.

T-Shirt 16,90 €

Aleanca Kuq e Zi

Krasniqi vs. Zoulikha

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck