Anulohet shpallja e sportisteve të vitit 2011
Për rrespektin dhe pikëllimin që e kanë pjestarët e AlbanianBoxing.com për LEGJENDARIN E RINGUT Besim Kabashi, kemi vendosur të anulojmë shpalljen e Boksierit dhe Luftëtarit më të mirë të vitit 2011. I kërkojmë ndjes të gjithë tifozëve që kanë votuar për sportistin e tyre, dhe jemi të bindur se do të hasim në mirëkuptim.
Kampioni Evropian Nuri Seferi i bashkohet Aleancës Kuq e Zi
Boksieri profesionist shqiptarë, njëherit kampion Evropian në kategorinë "Cruiserweight" dhe Numri 5 i botës Nuri Seferi i është bashkangjitur Aleancës Kuq e Zi e cila po "lufton" për t´i bashkuar Trojet Shqiptare. "Bashkimi i Trojeve Shqiptare ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja, të cilën mund t´a realizojnë vetëm njerëz të cilët e mbrojnë idealin e tyre" u shpreh Nuri Seferi në Tiranë.
Read more: Kampioni Evropian Nuri Seferi i bashkohet Aleancës Kuq e Zi
Hernandez e mposhti serish amerikanin Cunningham
Kampioni IBF i botës në kategorinë "Cruiserweight" nga Kuba Yoan Pablo Hernandez luftoi mbrëmë për herë të dytë kundër amerikanit Steve Cunningham të cilin e kishte mposhtur sëpari me 01.10.2011 dhe i kishte rrëmbyer titullin e botës. Për shkak të luftës së barabartë IBF e kishte caktuar një re-match dhe kjo luftë u zhvillua mbrëmë në Frankfurt të Gjermanisë.
Zgjedhja e Boksierit dhe Luftëtarit të vitit 2011
Zgjedhja e Boksierit dhe Luftëtarit Shqiptarë më të mirë të vitit në 2011-ën fillon më herët se viteve tjera, pasi që pjesa më e madhe e dueleve kanë mbaruar ose do të mbarojnë brenda afatit të caktuar. Risi në këtë vitë është vlerësimi i të nominuarve me anë të pikëve!
Read more: Zgjedhja e Boksierit dhe Luftëtarit të vitit 2011
Blic-Lajm: Haxhi Krasniqi është ngjitur në vendin e 4 të botës në WBO
Supertalenti shqiptar Robin Haxhi Krasniqi, kampion aktual i Europës në kategorinë gjysmë të rëndë, është ngjitur në vendin e 4 të botës në ranglisten zyrtare të WBO-së të muajit Janar 2012. Kjo është pozita më e lartë që e kishte Krasniqi ndonjëherë, e cila erdhi si rezultat i mbrojtjes spektakulare të titullit Europian me 7 Janar 2012. Rruga drejt titullit të botës po bëhet gjithnjë më e shkurtër për boksierin 24 vjeçar nga Kosova Robin Krasniqi i cili jeton në Mynih të Gjermanisë nga viti 2004. Krasniqi në 39 duele, ka dalë 37 herë fitimtarë nga ringu. PHOTO by Michael Wilfling.
More Articles...
Page 1 of 137



