Saturday Sep 04

Biografia e Kikboksierit Azem Maksutaj


Azemi u lind me 08.07.1975 në Deçan të Kosovës, ai në fëmijeri e braktisi Atëdheun duke u emigruar në Zvicër, atje filloi në moshën 15-vjeqare me sportin luftarak dhe 1 vitë me vonë u bë kampion i Zvicrës në Kikboks, Zvicra është një vend i njohur për sportin luftarak ku dolën shumë sportist me famë botërore , kështu që edhe vullneti për t´i sfiduar ata sportistët e njohur ishte i madhë. 


Azem Maksutaj fitoi të gjitha betejat e u bë i suksesshëm dhe askush nuk mundi t´a ndal drejt rrugës për titullin e parë të botës, në moshen 19-vjeqare u bë kampion i botës në peshën gjysmë të rënd në Taiboks.


Karriera e tij çdo vitë u bë edhe ma e pasur, Azemi kaloj nga peshat e mesme deri në peshën super të rënd. Gjithsejt në Tai dhe Kikboks i fitoi 14 tituj Botërorë duke mar pjesë edhe në turnirin prstigjioz "K-1 World Grand Prix" ku sfidoi emrat më te njohur nga e tërë Bota si p.sh. Ray Sefo, Björn Bregy, Ruslan Karaev etj...


Por natyrisht edhe Azemi mësoi të humb sepse në 92 luftra profesioniste që i zhvilloi deri në vitin 2007 do të ishte e pa mundur të mos ketë edhe humbje. Në turnirin K-1 brenda disa orëve duhet t´i zhvillosh deri në 3 lufta, pra është ky turniri pothuaj më i popullarizuar në botë i sportit luftarak i cili prejardhjen e ka nga Japonia.


Për majen e karrierës së tij, Kinemaja Zvicrane në vitin 2010 sjell në Kino një Film dokumentar per jetën e kosovarit, filmi u gjirua gjat luftave të tij dhe në jetën private, në Kosovë, në Zvicër dhe në Diasporë.


 

Rekordi profesionist – 100 Luftra


75 Fitore (60 KO)

25 Humbje

 

Sakiri Group

Partnerët





Besim Kabashi