Saturday Sep 04

Biografia e boksierit Selajdin Koxha

Emri: Selajdin Koxha
Datëlindja: 01.10.1981
Vëndlindja: Ferizaj, Kosovë
Vëndbanimi: Antwerpen, Belgjikë
Profesionist prej: 01.09.2002
Trainerë: Renald DeVulder
Promotor: DeVulder
Rekordi: 11 Fitore (4 KO), 5 Humbje, 2 Barazime
Gjithsejt: 18 Lufta





 

 

Biografi

Selajdini me boks filloi në Kosovë si 13-vjeqarë në peshat e mesme dhe pati një karrierë të dobishme si amator. Në moshën 15 dhe 16 vjeçare u bë dy here kampion Kosovarë, pasi u largua nga Kosova e vazhdoj boksin në Belgjikë. Në vitin 2000 dhe 2001 fitoi poashtu dy here titullin amator të Belgjikës dhe me suksese vazhdoi karrierën amatore deri në Verën e vitit 2002, pastaj me 1 Shtator 2002 debutoj në boksin profesionist.

Duelin e parë profesionistë e zhvilloi në Holandë dhe humbi sepse nuk ishte i pergaditur dhe udhëzuar mirë nga trajnieri i tij, poashtu ishte e pakuptueshme pse të luftoi jashtë Belgjikës mu në fillim të karrierës. Pastaj fitoi 4 sfidat e ardhshme por në luftën e 6-të profesioniste pësoj humbje në Itali kundër Italianit, Domenico Spada i cili korri suksese të mëdha në Itali duke fituar edhe titullin WBC-International. Kjo luftë ishte shumë e barabartë sepse Koxha ishte i pergatitur mirë dhe boksoi 6 raunde të plota mirëpo gjygjtarët fitoren ia dhanë vendasit.

Në vitin 2007 Koxha ia arriti të boksoj për titullin Belg në kategorinë gjysmë të rënd, kundërshtari i tij ishte Belgu Dries Kumpen (13-1-0), lufta ishte 10-raundeshe dhe përfundoj me kohën e caktuar në favor të Dries Kumpen edhe pse Selajdin Koxha e meritonte fitoren, thjesht kishte boksuar më mirë dhe ishte shumë më aktiv gjat tër kohës por si duket nënshtetasi Belg kishte përparsi në tavolinen e gjyqtarëve.

Vetëm një vitë më vonë Koxha luftoi përsëri për titullin Belg, por kësaj radhe në peshën super të mesme dhe arriti të fiton titullin e kampionit të Belgjikës, ky titull do e ngrit lartë në ranglistën Europiane (EBU).

Me datë 19.03.2010 Koxha fitoi edhe titullin e shteteve të BeNeLux-it.

 

Sakiri Group

Partnerët





Besim Kabashi