Wednesday Sep 08

Biografia e boksierit Sefer Seferi

Emri: Sefer Seferi
Datëlindja: 05.03.1979
Vëndlindja: Gostivar, Maqedoni
Vëndbanimi: Burgdorf, Zvicër
Profesionist prej: 26.05.2007
Trainerë: Nuri Seferi
Promotor: -
Rekordi: 11 Fitore (10 KO)
Gjithsejt: 11 Lufta

 

 

 

Biografi

 

Sefer Seferi vjen nga Korita e Gostivarit, njifet më shumë si vëllai i Nuri Seferit.

 

Sefer Seferi kishte nje karrierë të mirë amatore, u bë disa herë kampion i Zvicrës ne peshat e rënda 90 kg, dhe kaloi ne boksin profesionist pasi qe në Zvicer nuk kishte kundërshtar amator të cilet i rezistonin grushtit të tij.

 

Luftën debutuese Sefer Seferi e kishte me 26 Maj 2007 pranë shikuesve vëndas në Kirchberg.


Këtë luftë Seferi e fitoi me T-KO duke e mposhtur sllovakun Lascek i cili kishte provoj të madhe në boks. Me datë 18 Prill 2009 Sefer Seferi paraqitet për herë parë në ringun e Prishtinës dhe korri fitore me ndërprerje.


Me datë 26 Qershor 2010 Sefer Seferi fitoj titullin WBF Inter-Continental kundër Viktor Szalai në Vjenë të Austrisë. Kjo ishte lufta e parë për titull e boksierit Shqiptarë i cili e ndali kundërshtarin në raundin e dytë. Në të njetën mbrëmje boksoj edhe vëllai i tij i madhë Nuri Seferi i cili aty u bë për herë të parë kampion Europian.

 

Sakiri Group

Partnerët





Besim Kabashi