Monday Feb 06

Biografia e boksierit Nuri Seferi

Emri: Nuri Seferi
Datëlindja: 23.12.1976
Vëndlindja: Gostivar, Maqedoni
Vëndbanimi: Burgdorf, Zvicër
Profesionist prej: 31.03.1999
Trajnier: Oktay Urkal
Promotor: EC Boxpromotion
Menaxher: Erol Ceylan
Këshilltar: Luan Dreshaj
Rekordi: 31 Fitore (19 KO), 6 Humbje, 
Gjithsejt: 37 Lufta

 

 

 


Biografi


Nuri Seferi në moshën 8-vjeçare filloj me sportin luftarak të mundjes me shpresen që dikur më vonë të bëhet si Gjyshi. I paisur me shumë talent dhe fuqi, vetëm pas pak kohësh arriti suksese në këtë sport luftarak.


Si 16 vjeqar e ndërroj llojin e sportit dhe filloj me shkollën e boksit të Traineri Sandor Konya. Nuriu shpejt kaloj lartë në radhitjen Zvicrrane si amator. Ushtronte me legjenden e sportit luftarak Andy Hug dhe në klubin e njohur Gjerman Universum Box-Promotion në Hamburg. “Seferi i ka të gjitha, që shumë boksiereve Gjerman ju mungojnë. Ai do të luftojë, ka goditje të fortë dhe vullnet të madh. Seferi eshte një luftëtar. Nëse do të ushtrohet mirë do të bëhet boksier i madh” Kështu lavdërohej Nuriu nga traineri i njohur Michael Timm.


Karrieren e tij amatore e kuroj në vitin 1998 me trofen e titullit kampion Zvicrran në peshat e rënda, pasi që fitoj 10 luftrat e zhvilluara (9 me KO) dhe nuk kishte më boksier në Zvicerr  që dëshironin ta sfidojne, Nuriun synoj të kalon në boksin profesional.


Edhe në boksin profesionist sukseset e para erdhen shumë shpejt, 8 luftrat e para i fitoj para kohës dhe gjithsejt nuk ju deshën më shumë se 16 raunde. Fitorja më e rëndesishme ishte kunder ish “WBO-Intercontinental” kampionit nga Bjellorusia Muslim Biarslanov dhe fitore të tjera kundër Mario Stein, Bruce Özbek ose Andrej Witkowski.


Ai ka ndarë ringun edhe me ish-kampionë bote si Herbie Hide, kampion evropian si Marco Huck, apo boksierë të tjerë të rëndësishëm si Taras Bidenko (aktualisht mbajtës i brezit “WBA Intercontinental” për peshat e rënda) dhe për më tepër paraqitjet e shkëlqyera të bëra në këto përballje kur në shumicën e rasteve është dëmtuar nga vendimet jokorrekte të gjyqtarëve e bëjnë Nuri Seferin një boksier të klasit ta lartë në ringun evropian dhe atë botërorë.


Me datë 26 Qershor 2010 Nuri Seferi fitoj titullin WBO të Europës në një duel të vështirë kundër Sandro Siproshvili nga Çekia (me origjin Gjeorgjiane), dueli zgjati 12 raunde ku fitues me vendim unanim të tre gjyqtarëve doli Nuri Seferi.


Pastaj me 27 Nëntor 2010 në Gostivar të Maqedonisë Nuriu e mbrojti titullin Europian kundër Douglas Otieno. Edhe ky duel shkoi mbi 12 raunde dhe u fitua nga Nuri Seferi.

 

Mbrotjen e dytë të titullit Evropian Nuri Seferi e bëri me sukses me datë 24 Shtator 2011, ndaj belgut Tony Ingelrest fitoj Seferi me KnockOut në raundin 3.

 

T-Shirt 16,90 €

Aleanca Kuq e Zi

Krasniqi vs. Zoulikha

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck