Wednesday Sep 08

Biografia e boksierit Xhavit Bajrami

Emri: Xhavit Bajrami
Datëlindja: 30.10.1975
Vëndlindja: Dumosh, Kosovë
Vëndbanimi: Littau, Zvicër
Profesionist prej: 14.03.2009
Trainerë: -
Promotor: -
Rekordi: 2 Fitore
Gjithsejt: 2 Lufta

 

 

 

 

Biografi

Xhavit Bajrami u emirgrua në Zvicërr para disa viteve duke synuar shkollimin e me tutjeshëm dhe Studimet, mirëpo shkaku i një hobi te tij e bëri qe ai të arrit shumë në sportin luftarak. Duke ushtruar në nje Klub Zvicëran të sporteve luftarake ai u zbulua si talent nga i ndjeri Andy HUG. Ky i fundit ka qenë dhe do të jetë një legjendë në sportin luftarak dhe ai e bindi Xhavitin që rininë e tij t´ia kushtoj kikboksit duke e integruar në klubin dhe miqësin e vetë.

Xhavit Bajrami mori edhe rrugën e largët për Japoni me trajnerin dhe mikun e tij Andy Hug ku ushtron gati 5 vite të tëra dhe arriti suksese të mëdha në kikboks.

Xhavit Bajrami që në fillim të karrierës së tij si profesionist pati mundësin të mar pjesë në turneun më prestigjioz të kikboksit në botë i quajtur K-1 ku arriti suksese duke fituar kundër disa luftëtarve me famë botërore dhe në vitin 1999 fitoj edhe turneun e asaj nate në Fukuoka, Japoni.

Pas kësaj kohe në Japoni Bajrami u shokua rënd me rastin e vdekjes të Andy Hug e cila shokoj kështu tër botën e sportit luftarak.

Xhavit Bajrami solli kikboksin profesionist edhe në Kosovë duke boksuar në Prishtinë dhe angazhohet shumë për fëmijet e sëmuar Shqiptarë.

Në vitin 2007 Xhavit Bajrami u shpall kikboksieri i vitit nga Agjencioni sportiv AlbanianBoxing.

 

 

Sakiri Group

Partnerët





Besim Kabashi