Saturday Sep 04

Biografia e boksierit Ervis Jegeni

Emri: Ervis Jegeni
Datëlindja: 15.04.1986
Vëndlindja: Tiranë, Shqipëri
Vëndbanimi: Londër, Angli
Profesionist prej: 30.03.2006
Trainerë: Chris Hall
Promotor: -
Rekordi: 5 Fitore (4 KO)
Gjithsejt: 5 Lufta

 

 

 

Biografi

Ervis Jegeni (187 cm, 115 kg), me boks ka filluar të mirret në Angli në moshën 15-vjeçare, vëllai i tij ishte ai i cili e luti Ervisin të provoj njëhere boksin për shkak se ai vetë kishte provojë me sportin luftarak dhe mendonte se Ervisi goditë mirë me duar. Ervisi një ditë prej ditësh vizitoj një klub të boksit në Londër (London-Boxing-Academy) dhe filloi me stërvitje, pasi që kishte një peshë prej 110 kg në atë moshë te re, ai menjëhere u bë pikëvëmendje në atë klub dhe u vërejt nga trajneri i madhë CHRIS HALL.

Vetëm pas dy javësh traineri Chris Hall ia ofrojë mundësinë te bëj Sparing me boksier profesionst të peshës se rënd të cilët kishin mbi 18 vjetë dhe Ervisi shumë prej tyre i KnockOut-oj dhe iu solli vështirësi të mëdha në ring, kështu që Chris Hall zbuloj një talent boksi.

Ervisi si amator në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një turnirë të Universitetit Brunel në Londër ku studionte biznesin dhe shkencat sportive, aty fitoj ndeshjen e parë dhe u kualifikua në finale ku u paraqitë edhe pse dorën e majtë e kishte të lënduar dhe te pa aftë për luftë - pra luftoj në finale vetëm me dorën e djathtë dhe e KnockOut-oj kundërshtarin në nje menyrë të jashtëzakonshme. Kjo e bëri Ervisin shumë të njohur në Londër dhe ekspertët anglez e vlersojnë si kopje të mirë të Mike Tyson-it.

Gjithsejt zhvilloj 8 luftra amatore ku pësoj vetëm një humbje për shkak se nuk ishte i stërvitur mjaftë.

Ervis Jegeni i bindur në vetëveten e tij dhe me mbështetje të trajnert anglez Chris Hall vëndosi që te mos humbë shumë kohë si amator por të kaloj në boksin profesionist ku deshironë të bëhet kampion bote.

Jegeni debutoj në boksin profesionist në moshën 19-vjeçare dhe e nokautoj rivalin Tony Booth në raundin 1.

Në fillim të vitit 2009 agjencioni sportiv AlbanianBoxing.com e solli Ervis Jegenin në Gjermani në një ndër kampet më të njohura të vëndit ku stërvitej Jegeni afër 2 muaj dhe qe në prag të një kontrate të mirë me një klub të madhë gjermanë por të dyja palët nuk arritën të binë dakord me kushtet e shtruara dhe pastaj Jegeni është kthyer sërish në Londër.

Sakiri Group

Partnerët





Besim Kabashi