Saturday Sep 04

Biografia e boksierit Kreshnik Qato

Emri: Kreshnik Qato
Datëlindja: 13.08.1978
Vëndlindja: Durrës, Shqipëri
Vëndbanimi: Londër, Angli
Profesionist prej: 28.09.2001
Trainerë: Phil Pierson, Michal Collins
Promotor: Ylli Ndroqi
Rekordi: 23 Fitore (4 KO), 6 Humbje
Gjithsejt: 29 Lufta

 

 

 

Biografi


Qato veshi dorezat e boksit në një moshë të re, ai filloi karrierën amatore në ekipin e të rinjëve në qytetin e Durrësit dhe traineri i tij i parë ishte Hekuran Shkaba. 

 

Në vitin 1992 Qato mori pjesë për herë të parë në Kampionatin Kombëtarë për të rinj ku fitoi titullin e kampionit të vëndit. 

 

Shkollën e mesme e bëri në vitet 1993-1997, në shkollën e mjeshtërisë sportive "Benardina Qaraxhiu" të Durrësit. Nën kujdestarinë personale të trainerit Dylaver Coba, gjatë atyre katër viteve të jetës gjimnaziste kishte zhvilluar 18 duele dhe i kishte fituar të gjitha.

Në vitin 1996 u bë pjesë e Kampionatit Kombëtarë për të rritur dhe u shpall në të njejtin vitë boksieri më luftarak i aktivitetit.

Pas shkollës së mesme Kreshnik Qato iu përkushtua boksit dhe shumë shpejt kaloi në ekipin përfaqësues të Shqipërisë. Në vitin 1997 kishte aktivitetin e parë jasht vëndit, e përfaqësonte Shqipërinë në turneun e përvitshëm "Doreza e Artë" në Beograd, i fitoi të gjitha ndeshjet dhe u shpall kampion i këti turneu për peshat 67-71 kg.

 

Studimet akademike (dega e boksit) Qato i absolvoi në periudhën 1997-2000 në Akademinë e Edukimit Fizik "Vojo Kushi" të Tiranës. Gjithsejt në karrierën amatore Qato ka zhvilluar 65 duele dhe është shpallur 7 herë kampion i vëndit.

Traineri anglez Luigi Leo i propozoi Kreshnik Qatos të kalonte në boksin profesionist në vitin 2000 duke i ofruar ndihmën e tij si trainer me merita ndërkombëtare. Nga ana tjetër, promotori anglez Frank Woren kishte pranuar kërkesën e tij për bashkpunim dhe për ti mbrojtur ngjyrat Kuq e Zi, kështu erdhi deri te debutimi në boksin profesionist dhe u realizua një ëndërr që e kishte Qato në fëmijëri.

 

Dy duelet e para profesioniste të cilat i zhvilloi në vitin 2001 i kishte humbur me poena, por kjo nuk e mposhti vullnetin e tij, Qato vazhdoi me fitore në vitin 2002, pastaj u mposht nga Paul Jones 30-12-1 një boksier i mirë në atë kohë, deri në fillim të vitit 2004 shënoi 5 fitore dhe 6 humbje por fitoi shumë ekspiriencë.


Titullin e parë ndërkombëtarë e fitoi me 16 Tetor 2004 në Ukrainë, ky ishte titulli i kampionit për Evropën Lindore EEBA, pjesë e WBA-së. 

 

Një sukses i madhë i Qatos ishte padyshim evenimenti i boksit profesionist që e organizoj në vendlindjen e tij (Durrës) me 5 Mars 2005, i cili ishte i pari i në Shqipëri që u pranua ndërkombatrisht ku mernin pjesë edhe referë të njohur ndërkombtarë si p.sh.: Daniel Van de Wiele nga Belgjika. Këtu fitoi titullin "IBC International" në peshat super te mesme dhe u shpall "Qytetar Nderi" nga bashkia e qytetit të Durrësit.

 

Me 8 Dhejtor 2006 Qato e mposhti në Londër boksierin anglez Simeon Cover 15-31-2 dhe fitoi titullin e kampionit të Anglisë Jugore.

Me 3. Mars 2007 në Tiranë, në një organizim tjetër te boksit profesionist, Kreshnik Qato e fitoi titullin EBU-EE që i takon vëndeve jashtë bashkimit Europianë.

Me 4 Prill 2008 Qato luftoi në Tiranë kundër boksierit portugez Vitor Sato 13-3-0 dhe e fitoi titullin botërorë në kategorinë e mesme të Federatës WBF, e cila është themeluar në vitin 2004 në Australi por nuk hyn nën federatat më të njohurat në botë. Këtë titull Qato e mbrojti më vonë të Amerikë dhe në vitin 2009 në Gjermani

Caku i boksierit shqiptarë Kreshnik Qato mbetet titulli Europianë i EBU-së apo ndonjë titull nga 4 më të njohurit të botës WBA, WBC, IBF, WBO sepse këto janë Federata të cilat egzistojnë me dekada të tëra dhe kanë popullaritetin më të madhë në Botë.

Sakiri Group

Partnerët





Besim Kabashi