Biografia e boksierit Shpetim Shala
Emri: Shpetim Shala
Datëlindja: 09.09.1985
Vëndlindja: Pejë, Kosovë
Vëndbanimi: Pejë, Kosovë
Profesionist prej: 27.01.2008
Trainerë: Zijadin Rama
Promotor: Shpetim Redo, Nexhmedin Zeka
Rekordi: 8 Fitore (3 KO)
Gjithsejt: 8 Lufta
Biografi
Shpetim Shala është i lindur me 09.09.1985 në Pejë, me boks ka filluar të mirret vonë në moshen 16-vjeçare në klubin e boksit “Peja” me trainerin Ahmet Shala. Idoli i madhë i tij është Luan Krasniqi. Sukseset e para i arriti në Kosovë si boksier amator duke fituar dy here kampionin e Kosovës për Junior në vitin 2002 dhe 2003 dhe ka qenë qenë boksier i rregullt në perfaqësuesen e Kosovës ku edhe ka zhvillur ndeshje ndërkombëtare për ngjyrat e perfaqësueses se Kosovës.
Në vitin 2005 Shpetimi e braktisi Kosovën duke deshiruar të shkon të vëllai në Vjenë të Austrisë, aty menjehere ka filluar stervitjet ne klubin e boksit "BC WIEN" me trainerin me te njohur Austriak Josef Kovarik, në këtë klub arriti të bëhet kampion i kryeqytetit Austriak Vjenës, në vitin 2006 fitoj edhe titullin ASKÖ kampion i Austrisë, në vitin 2007, i kishte disa pjesmarrje ndërkombëtare bashk me perfaqësuesen e Vjenes.
Në Dhjetor të vitit 2007 pas shumë ofertave dhe shumë mendimeve vendosi të kaloj në boksin profesionist duke e pranuar oferten e një menaxheri Shqiptarë të quajtur Shpetim Redo i cili në Vjenë mirrej me Gastronomi por kishte njohuri me boksin profesionist duke e menaxhuar edhe një boksier tjetër Shqiptarë i cili vjen nga Shkodra. Shpetim Shala luften e parë profesioniste e zhvilloj me 27.01.2008 në Lugner të Austrisë dhe e mposhti rivalin e tij hungarez Gyorgy Mihalik me poena pas 4-raundeve bindshëm.
Me datë 18 Prill 2009 Shpetim Shala fitoj titullin internacional të Austrisë në një luftë 10-raundshe të zhvilluar në Prishtinë.








