Biografia e boksierit Petrit Dobroshi
Emri: Petrit Dobroshi
Datëlindja: 15.12.1979
Vëndlindja: Köln, Gjermani
Vëndbanimi: Köln, Gjermani
Profesionist prej: 17.04.2004
Trainerë: Felix Sturm
Promotor: Plus One Promotion
Rekordi: 11 Fitore (2 KO), 0 Humbje, 1 Barazim
Gjithsejt: 12 Lufta
Biografi
Petriti në Ringun profesionist mori emrin "Patrick (PRINCE) Dobroschi", një djalosh nga Peja, i lindur dhe i rritur në Köln te Gjermanisë. Petriti pati një karrierë të shkëlqyeshme në boksin amator, në klubin Bayer Leverkusen dhe fitoj shumë tituj prej tyre edhe titullin Militar të Botës. Dobroshi në boksin profesionist debutoj me 17.04.2004 dhe garonte tre herë për klubin Sauerland Box-Promotion, pas një pauze 2 vjeçare shkaku i një lëndimi në dorën e majtë (prirëse) ai kaloj tek klubi i parë ne Europë i quajtur Universum Box-Promotion.
Dobroshi që në fillim boksoj në evenimente të mëdha siq ishte lufta në Dortmund me 23.04.2005 në kuader të ndeshjes Wladimir Klitschko vs. Eliseo Castillo, apo me 28 Prill 2007 në parameqin e luftës Felix Sturm vs. Javier Castijello në Oberhausen të Gjermanisë, që do të thotë se është një boksier me potencial të madhë.
Petriti karrieren profesioniste e startoj me trajnerin Ulli Wegner, mëpastaj kaloj në Hamburg te trajneri Michael Timm deri ne luften e 5-te profesioniste, por tani e rikthej trajnerin e kohërave amatore Valentin Silaghi i cili në vitin 1996 arriti te fitoj medaljen Bronz në lojrat Olimpike me Luan Krasniqin.
Nga data 23 Janar 2010 Dobroshi e beri edhe nje hape tjeter, kaloi ne klubin me te ri gjerman Plus One Promotion ne krye me kampionin e botes Felix Sturm. Ky i fundit vepron edhe si trainer i Petrit Dobroshit.








