Biografia e boksierit Faruk Shabani
Emri: Faruk Shabani
Datëlindja: 10.03.1982
Vëndlindja: Prishtinë, Kosovë
Vëndbanimi: Berlin, Gjermani
Profesionist prej: 04.11.2006
Trainerë: Otto Ramin
Promotor: -
Rekordi: 18 Fitore (6 KO), 2 Humbje
Gjithsejt: 21 Lufta
Biografi
Faruk Shabani u lind më 10 Mars 1982 në Prishtinë, karrieren e boksit e filloi në vitin 1996 në Berlin të Gjermanisë, si amator korri suksese të mëdha, fitoi shumë trofe dhe bëri një përshtypje të mirë gjat lojrave ushtarake të boksit në Gjermani.
Çdo kush që e njeh Farukun e din se ai një ditë do të bëhet boksier shumë i madhë dhe do të fitoi tituj edhe në boksin profesionist. Shabani iu bashkangjit klubit shumë të njohur profesionist "Sauerland Box-Promotion" ku më parë boksonte edhe Shqiptari i ringut Petrit Dobroshi. Kampionët ndërkombtarë të mëdhenjë si Nicolay Valuev, Arthur Abraham, Marco Huck e shumë të tjerë i japin vlera te mëdha keti klubi berlinas.
Luftën e parë profesioniste Shabani e zhvilloi me 4.11.2006 kurse të dytën vetëm 4 ditë me vonë dhe të dyjat i fitoi bindshëm me peona. Si shumë boksierëve të tjerë edhe Farukut për shkaqe të marketingut i duhej ta pranonte një emër të themi artificial, pra për t´u paraqitur në skenë si "bashkkombas" Gjerman ai do të quhet FRANK Shabani.
Faruk Shabani me 27 Qershor 2009 luftoj per here te pare mbi 12 raunde, ishte nje lufte e vlefshme per titullin e EU-se kunder nje boksieri poashtu te pamposhtur Leonard Bundu, por nuk pati fate ne kete loje. Bundu shenoj fitore me ane te pikeve mbi 12 raunde luftim








