Monday Feb 06

Biografia e boksierit Disarjot Gashi

Emri: Disarjot Gashi
Datëlindja: 11.05.1984
Vëndlindja: Pejë, Kosovë
Vëndbanimi: Brisago, Zvicër
Profesionist prej: 21.02.2009
Trajnier: Giovanni Laus
Promotor: -
Rekordi: 7 Fitore (7 KO), 1 Barazim
Gjithsejt: 8 Lufta

 

 


Biografi

Disarjot Gashi vjen nga Fshati Dardhishtë (Kryshevc) i cili gjindet në rrethinen e Pejës apo Rrafshin e Dukagjinit, në Kosovë.

Disarjoti ka filluar karrieren e boksit në Zvicër, njëri ndër boksierët Legjendar të Kosovës Muharrem Gjoci i kishte preferuar boksin dhe e dërgoi Disarjotin në një klub të tillë në vitin 1998 ku u njoftua me trajnerin italian Giovanni Laus dhe qëndroi aty deri në vitin 2000.

Me datë 25 Tetor 2000 Gashi rikthehet në Kosovë dhe vazhdon karrierën e tij amatore pikërisht në klubin e boksit "PEJA" në qytetin e bukur Pejanas. Aty arriti shumë suksese me trajnerin Ahmet Shala. U bë kampion i Kosovës në vitin 2002 si dhe kampion në turneun "Adem Jashari", është vlerësuar dy herë me çmimin "Luftaraku më i mirë" në turneun internacional të Bosnjes "Rudarski Gong".

Në vitin 2003 Gashi udhëtoi drejt Italisë ku jetoi 4 vite dhe bashkpunoi me trajnerin Enrico Milazzio, në vitin 2004 u shpall boksieri më i mirë në rajonin ku jetonte në kategorinë përkatëse. Gashi zhvilloi si amator gjithsejt 67 duele dhe nxori rezultate kryesisht pozitive.

Viti 2009 ishte "Viti i Disarjot Gashit" në këtë vit Gashi debutoi në boksin profesionist, dhe zhvilloi gjithsejt 7 luftra. Gashi arriti ti fiton të gjitha dhe secilën me ndërprerje, pastaj e mori çmimin "Boksieri më i mirë i vitit 2009" nga agjencioni ynë AlbanianBoxing.

Rezultatet e vitit paraprak i dhanë mundësi që në fillim të vitit 2010 të lufton për titullin e Zvicrës në kategorinë gjysëm të mesme, me datë 13 Shkurt u ndesh me italianin Flavio Turelli dhe e nxori një barazim nga ky duel, luftoi i hendikepuar nga raundi i dytë deri në të dhejtën për shkak të një lendimi dhe nuk arriti të fiton titullin e Zvicrës, por mbetet akoma i pamposhtur.

T-Shirt 16,90 €

Aleanca Kuq e Zi

Krasniqi vs. Zoulikha

Follow us

Nuri Seferi vs. Marco Huck