Manuel Charr rikthehet me fitore në raundin 1

Ish-sfiduesi i kampionit të botës Vitali Klitschko, Manuel "Diamond Boy" Charr e ka shënuar mbrëmë në Këln të Gjermanisë fitoren e radhës. Charr e mposhti boksierin gjerman me prejardhje nga Kazakistani Konstantin Airich me KO në raundin e parë. 

Me këtë fitore Charr i fitoj dy tituj të ri nga WBC, titullin mesdhetar dhe titullin baltik.

Pos këtyre dy titujve Charr e mban edhe titullin WBC International Silver dhe deri tani ka qen i pozicionuar në vëndin 8, por pas kësaj fitorje të mbrëmjes se djeshme do të mund të ngjitet edhe 2 apo 3 vënde më lartë në ranglisten botërore dhe me gjasë do të lufton sërish për titullin e botës në vitin 2013.


AlbanianBoxing.com
22.12.2012