Juan Marquez e rrezon "të madhin" Manny Pacquiao

Meksikani 39 vjeqar Juan Manuel Marquez e ka rrëzuar mbrëmë në Las Vegas papritmas boksierin Nr. 1 në botë mbi të gjitha kategoritë, filipinasin Manny Pacquiao. Marquez dhe Pacquiao e kishin mbrëmë duelin e katërt të përbashkët, në duelin e parë të tyre në vitin 2004 ata janë ndarë me barazim, pastaj në duelin e dytë ka fituar Pacquiao me poena (2008) sikur edhe në duelin e tretë në vitin 2011.

Edhe mbrëmë në 3 raundet e para dukej se fitimtarë do të del Pacquiao, ai e qëllonte bukur rivalin e tij të përjetshëm dhe ishte shumë i sigurt në fitoren e tij, Marquez ishte dukshëm i dëmtuar në fytyrë dhe nuk dukej mirë as në raundin 4, por Pacquiao ishte në një moment i pakujdesshëm dhe hyri i hapur në një goditje të djathtë të kundërshtarin Marquez e cila goditje e la pa vetëdije boksierin shumë të urtë Manny Pacquiao, ai përplasej për dysheme dhe i shokoj kështu mijëra tifozë në sallë dhe miliona teleshikues në mbarë botën.

Me këtë humbje Pacquiao rrëshqet në vëndin e 15 të botës mbi të gjitha kategoritë, ndërsa Marquez e mer poziten 2, pozita Nr. 1 i takon boksierit të pamposhtur amerikan Floyd Mayweather.



AlbanianBoxing.com
09.12.2012