2 Shkurt: Felix Sturm kundër Sam Soliman

Ish-kampioni i botës në peshen e mesme Felix Sturm do të rikthehet në ring me datë 2 Shkurt 2012, pas humbjes që e pësoi me 1 Shtator të këti viti kundër Daniel Geale nga Australia. Sturm prap do të lufton kundër një australiani, kundërshtar i tij do të jetë 39 vjeqari Sam Soliman në një duel 12 raundësh të vlefshëm si "Eliminator" pra duel kualifikues për titullin e botës.

Felix Sturm i ka fituar 37 nga 42 duele, 3 here ka humbur dhe 2 here ka barazuar. 

Ndërsa rivali Sam Soliman i ka zhvilluar plot 53 duele prej te cilave i ka fituar 42 dhe i ka humbur 11 por Soliman ka boksuar kundër legjendave të mëdha të peshave të mesme, ai aktualisht është Nr. 2 në ranglisten botërore IBF.

Lufta Sturm vs. Soliman do të zhvillohet në ISS DOME në qytetin gjerman Düsseldorf, aty do të zëjnë vëndë rreth 14.000 shikues, në parameqet e kësaj mbrëmje do të lufton edhe boksieri shqiptar Petrit Dobroshi.




AlbanianBoxing.com
08.12.2012