Klitschko dhe Cleverly i fitojn betejat

Kampioni absolut i botës në peshat e rënda Wladimir Klitschko ka arritur mbrëmë në Hamburg të Gjermanisë që të mbron titujt e tij me poena mbi 12 raunde. Lufta kundër Wach ka qen ndoshta lufta më e bukur e të gjitha kohrave nga Wladimir Klitschko. Wach e tronditi Klitschkon në raundin 5.

Që nga raundi i parë Wladimir Klitschko filloj të sulmonte fuqishëm rivalin e tij polak Mariusz Wach dhe e qëllonte çdo herë në kokë boksierin 4 cm më të gjatë i cili në 4 raundet e para ishte aktiv dhe e qëllonte poashtu nganjëherë kampionin Klitchko, madje në raundin 5 Wach e goditi Klitschkon me një të djathtë dhe e tronditi seriozisht, por Klitschko arri të tejkalon këtë vështirësi dhe nga raundi i 6 serish i vazhdoj sulmet e tij të pandalshme.

Me sulme nga Klitschko vazhdoj e tërë lufta deri në raundin 12, e pabesushme se si Wach i rezistoi gjith atyre goditjeve, ai i humbi 11 nga 12 raunde, ndërsa Klitschko e bëri mbrëmë ndoshta luften më të mirë të karrierës së tij, ndoshta edhe nga pikëllimi që e kishte në veti për shkak të vdekjes së trajnierit të tij Emanuel Stewart pak ditë më parë.

Për Wladimir Klitschko ishte kjo fitorja e 59 në 62 duele profesioniste.

Poashtu mbrëmë u ngjit në ring edhe kampioni WBO i botës në kategorinë gjysmë të rëndë Nathan Cleverly, britanezi luftoj në Los Angelos në Amerikës kundër amerikanit Shawn Hawk dhe arriti të mbron titullin e botës me TKO në raundin 8 në një luftë interesante ku amerikani Hawk u rrëzua dhe u ngrit disa herë deri sa e mbaroi duelin gjyqtari i luftës në favor të kampionit të botës Nathan Cleverly.

Nathan Cleverly në luften e ti të ardhshme brenda 3 apo 4 muajve duhet të mbron titullin ndaj kampionit shqiptar Haxhi Krasniqi i cili do të ngjitet në ring të Premtën e ardhshme në Mabudeburg të Gjermanisë.

Krasniqi duhet sëpari të mposht amerikanin Heyman e pastaj do të lufton me Cleverly.

 

AlbanianBoxing.com
11.11.2012