IBF Tournament

Kampioni botërorë i versionit IBF - Wladimir Klitschko nuk do të ketë mundësi të përballet me ndonjë sfidues zyrtar apo vullnetar por as për ndonjë unifikim të ndonjë titulli.

Wladimir Klitschko ka lënduar dorën e majtë në duelin e fundit me Lamon Brewster dhe dëshiron të pushoj deri në vitin e ri. Pra ai dëshiron që plaga t`i shërohet plotësisht dhe në ring dëshiron të kthehet në fillim të vitit 2008.

Mirpo në anën tjeter në versionin IBF kanë konkuruar katër sfidues për titull dhe IBF i ka dhanë një mundësi të një tournamenti për mandatorin zyrtar për Wladimir Klitschko. Këta janë: Ish kampioni i botës Chris Byrd i cili është ndeshur dy herë me Wladmir Klitschkon dhe dy herë ka humbur dhe dëshiron modemos hakmarje, pastaj Calvin Brock i cili edhe ky ka pësuar nga Klitschko dhe kësaj radhe thotë se e din se si do të mposhte kampionin, pastaj Eddie Chambers ndoshta edhe perspektiva më e madhe amerikane në të ardhmen, dhe Alexander Povetkin i cili mahniti botën në boksin amator dhe tani të njejtë gjë është ka e dëshmon edhe në profesionalizëm.

IBF ka hedhur shortin dhe shorti ka dashur që të takohen Chris Byrd - Alexander Povetkin dhe Calvin Brock - Eddie Chambers. Saurland Event ka lajmëruar se kanë arritur marëveshje dhe se dueli do të zhvillohet në Gjermani me 26 Tetor, ka mbetur vetem lokacioni të caktohet, dueli do të transmetohet nga ARD 1. Po ashtu edhe Brock - Chambers do të zhvillohet me 5 Tetor në SHBA-të dhe do të transmetohet nga Show Time. Fituestit e këto dueleve që priten të jenë me mjaft interes do të japin fituesit që lufta e ardhëshmë të jetë për eliminator. Pra lufta eliminator pritet të zhvillohet në fillim të vitit 2008.

Artan Vërbica
23 Gusht