Vitali Klitschko ndali polakun Tomasz Adamek

Kampioni WBC i botës në peshën e rëndë Vitali Klitschko mposhti mbrëmë në Poloni vëndasin Tomasz Adamek me TKO në raundin 10. Pas një breshërie goditjesh e ndaloi gjyqtari i ringut këtë përballje të pabarabartë.

Klitschko e pati sërish një kundërshtarë rreth 15 cm më të vogël dhe 15 kg më të lehtë në ring dhe luajti me të si maca me miun, Adamek nuk arriti në asnjë sekond të rrezikon boksierin ukrainas, edhe se luftonte para 44.000 shikuesve polak.

Tomasz Adamek ishte definitivsht kundërshtarë shumë i dobët për Klitschko, ai u lëkund që nga goditja e parë e djathtë e kampionit të botës, për shikuesit e luftës dukej se Klitschko mund ta përfundon duelin në atë moment kur të dëshironë, sulmet e boksierit polak ishin të rralla dhe nuk e mbërritën kokën e kampionit, dueli ishte në përgjithësi jospektakularë.

Adamek u godit seriozisht edhe në raundin e gjashtë, por Klitschko i dha kohën e duhur për tu këndillur dhe e tëra vazhdoj deri në raundin 10 ku duhej të ndërhynte gjyqtari në ring për ta ruajtur shëndetin e boksierit 34 vjeçar nga Zywiec i Polonisë. Për Adamek ishte kjo vetëm humbja e dytë në 46 duele profesioniste, ndërsa për Vitali Klitschko fitorja e 43-të në 45 duele.


AlbanianBoxing.com
11.09.2011