Yuriorkis Gamboa mbetet i pamposhtur

Supertalenti kubanez dhe kampioni i shumëfishtë i botës në boksin olympik e profesionist Yuriorkis Gamboa mposhti mbrëmë në Atlantic City boksierin e kategorisë "super featherweight" Daniel Ponce de Leon me TKO në raundin 8.

Ponce de Leon kishte 44 duele, me 41 fitore, ndërsa Gamboa vetëm 20 duele profesioniste por të gjitha fitore të jashtëzakonshme dhe kështu i shtoj mbrëmë rekordit të tij edhe fitoren 21.

Gamboa është pjesërisht boksier i klubit gjerman Arena Box-Promotion, por ai jeton në SHBA dhe tani i takon pjesësë së boksierëve më përfitimiet më të mëdhaja në këtë sport.

Në kategoritë feder dhe super feder Gamboa është definitivisht i pamposhtur, së fundmi Promotori i tij Ahmet Oener ka folur për një duel të mundshëm me superyllin Manny Pacquiao i cili bokson aktualisht në Welterweight, aty janë afër 8 kg peshë më shumë dhe nuk dihet a ka mundësi Gamboa të ngrit peshën, por nëse një gjë e tillë do bëhet e mundur, atëherë do të ishte ky dueli i shekullit 21.

AlbanianBoxing.com
11.09.2011

Foto: Arena Box-Promotion