Floyd Mayweather Jr. rikthen titullin e botës

Boksieri më i mirë në botë në të gjitha kategoritë e boksit profesionist Floyd Mayweather Jr. arriti mbrëmë të rrëzon kampionin WBC të botës në peshat "Welter" Victor Ortiz me KnockOut klasik në raundin 4. Në rënditjet e boksierëve më të mirë të të gjitha peshave, Mayweather ka kaluar Pacquiao me 219 poena.

Floyd Mayweather Jr. është një talent i rrallë dhe një boksier i zgjuar shumë, këtë e vërtetoj amerikani 34 vjeçar edhe në duelin e mbrëmshëm në Las Vegas të SHBA-ve duke e goditur rivalin e tij në raundin e katërt në momentin e caktuar! Pas një sulmi të padrejtë me kokë nga Ortiz i cili synoj të lëndon kështu rivalin e tij, Mayweather e ndëshkoj atë me KnockOut dhe i rrëmbeu titullin WBC të botës në kategorinë Welterweight.

Mayweather në vitin 2007 japi dorëheqje nga boksi dhe e dorëzoi atëherë këtë titull të cilin e rikthej mbrëmë sërish në familjen e tij, por para këti dueli i ka zhvilluar edhe dy duele jo-titullare dhe tani meqë e fitoj sërish titullin e botës dhe e shënoi fitoren e 42-të në 42 duele është padyshim boksieri më i mirë në botë, pas tij vjen filipinasi Manny Pacquiao, dhe në vëndin 3 ukrainasi i peshave të rënda Wladimir Klitschko.


AlbanianBoxing.com
18.09.2011