Hernandez kampion i ri i botës në Cruiserweight

Kubanezi 26-vjeçar Yoan Pablo Hernandez me vëndbanim në Berlin, u bë mbrëmë në Neubrandenburg të Gjermanisë kampion i ri i botës në federatën IBF, kategoria "Cruiserweight" 90 kg duke e mposhtur kampionin Steve Cunningham. Hernandez e rrëzoi kampionin e botës Cunningham që në raundin e parë, dhe e udhëheqi pastaj duelin deri në raundin 6.

Pas një qarje të arkadës të cilën e mori Hernandez në raundin e tretë, në një përplasje të paqëllimshme me kokë nga rivali amerikan, lufta vazhdoi të bëhet më interesante sepse u hendikepua kështu boksieri i trajnierit legjendar Ulli Wegner dhe filloi të rikthehet më mirë në lojë boksieri amerikan Cunningham.

Gjyqtari në ring e ndali luftën për shkak të arkadës së hapur të Hernandez-it në raundin 6 dhe në atë moment u numruan poenat e gjyqtarëve të luftës, sipas rregullave të federatës IBF. Dy gjyqtar e i dhanë luftën Hernandez-it ndërsa vetëm 1 e kishte parë në epërsi amerikanin dhe kjo nuk mfjatoi për ta mbajtur titullin boksieri nga Philadelphia Steve Cunningham, kampion i ri i botës u bë Yoan Pablo Hernandez.

Hernandez shënoi kështu fitoren e 25-të në gjithsejt 26 duele profesioniste, ai në shkurt të këti viti ka sigurar edhe titullin interim të botës në WBA, që do të thotë se vazhdon të mban poziten e kandidatit të domosdoshëm për titullin e federatës më të  lashtë botërore WBA. Hernandez edhe në amatorizëm ka qenë kampion bote dhe sukseset e tij nuk dihet se ku do të përfundojnë.

Klubi Sauerland Event me bazë në kryeqytetin gjerman vazhdon të mbizotëron kështu kategorinë Cruiserweight me Kampionët Marco Huck, Yoan Pablo Hernandez dhe Alexander Frenkel, mbetet për tu shpresuar se në vitin 2012 kampioni shqiptar Nuri Seferi të sfidon njërin nga këta kampion dhe të arrin gjithashtu në kulmin e karrierës së tij.

AlbanianBoxing.com
02.12.2011