10 Dhjetor: Wladimir Klitschko vs. Jean Marc Mormeck

Kampioni i shumëfisht i botës në peshat e rënda Wladimir Klitschko do të mbron titujt e tij kundër ish-kampionit të botës në peshat "Cruiser" i cili ka kaluar në kategorinë e rëndë Jean Marc Mormeck. Klitschko dhe Mormeck do të luftojnë me 10 Dhjetor në "Esprit-Arena" Düsseldorf.

Kampioni absolut i botës në kategorinë e rëndë Wladimir Klitschko me 10 Dhejtor do të ngjitet në ring për të zhvilluar duelin e 60-të profesionist dhe mundësisht fitoren e 50 me KnockOut!

Rivali i Wladimirit kësaj radhe vjen nga Franca, ai është një emër shumë i madhë i kategorisë "Cruiserweight" por joaq i madhë në kategorinë e rëndë, Jean Marc Mormeck është 39 vjeçar, ai ka zhvilluar 40 duele profesioniste, 36 nga ato i ka fituar, 22 para kohe.

Mormeck është vetëm 1,81 m i gjatë, ai në fillim të karrierës së tij ka luftuar në kategorinë gjysmë të rëndë, pastaj në kategorinë "Cruiserweight" dhe është bërë kampion bote në këtë kategori në vitin 2002. Në vitin 2007 Mormeck pretendoi të mbron titujt e botës kundër David Haye por humbi në raundin e 7-të ke KO teknike edhe se e kishte hudhur njëherë në dysheme legjenden britaneze. Pas kësaj humbje Mormeck pauzoj 2 vite dhe tani me 17.12.2009 kaloi për herë të parë në peshat e rënda duke patur parasysh një duel shumë fitimprurës kundër vëllezërve Klitschko.

Me 19 Mars 2011 kryeredaktori i AlbanianBoxing Luan Dreshaj sëbashku me boksierin shqiptarë Nuri Seferi dhe vëllain e tij Sefer Seferi e takuan në Köln të Gjermanisë boksierin francez Mormeck dhe u njoftuan që aty se ai së shpejti do të bokson me njërin nga vëllezërit Klitschko dhe kjo u vërtetua javën e kaluar duke u nënshkruar kontrata për luftë në mes të boksierëve Mormeck dhe Klitschko.


AlbanianBoxing.com
01.11.2011