Marco Huck sulmon vëllezërit Klitschko

Kampioni WBO i botës në kategorinë "Cruiserweight", me paraardhës shqiptarë, Marco Huck tani ka filluar seriozisht të punon drejt një dueli me njërin nga vëllezërit KLITSCHKO. Boksieri 26 vjeçar i ftoj parmbrëmë vëllezërit Klitschko për luftë nga Studio e showmasterit gjerman Stefan Raab në programin TV-Total (Prosieben).

Boksieri Marco Huck (Muamer Hukiç) ka shprehur deshirën e tij për ti sfiduar vëllezërit Klitschko që në vitin 2010, por ai absolvoi mbrotjte të titullit të tij të njëpasnjëshme dhe ka kaluar tani më shumë se një vitë. Por pas luftës së tij të fundit me 22 Tetor 2011 ku Huck arriti të mbron titullin WBO të botës në kategorinë 90 kg pa asnjë veshtirësi, janë ngritur zërat për ngritjet e boksierit nga Sanxhaku në kategorinë e rëndë akoma më lartë.

Trajnieri Ulli Wegner dhe Promotori Wilfried Sauerland deri tani nuk janë shprehur të gatshëm për kategorinë e rëndë, por boksieri Marco Huck e ka marë këtë iniciativë vetë në dorë dhe kështu që doli me 8 Nëntor në skenë në televizionin gjerman Prosieben dhe i bëri lutje moderatorit të mirënjohur gjerman Stefan Raab për ti ndihmuar që ti bind vëllezërit Klitschko për të luftuar ndaj tij. Stefan Raab është i njohur si humorist dhe showmaster i madhë në tërë botën, programet e tij të cilat i shfaqë në Prosieben shiten në shumë shtete të Azisë, ato emisione përmbajnë gjithnjë humorizëm, por këtu duhet të theksojmë se Marco Huck e ka bërë këtë me shumë mjeshtri, pasi që kjo show shikohet nga miliona njerëz dhe kështu mund të arrit qëllimin e tij brenda një afati më të shkurtër.

Kalimi i Marco Huck-ut në kategorinë e rëndë do të thoshte se Huck do të dorëzon titullin e tij në "Cruiserweight" dhe kështu mund ti lehtësohet rruga drejt titullit të botës, boksieri tshqiptarë Nuri Seferi i cili mban titullin Europianë në të njejtën federatë.


AlbanianBoxing.com
10.11.2011