Manuel Charr dhe Alexander Alexeev fitojnë tituj nga WBC

Mbrëmë në Cuxhaven të Gjermanisë u mbajt një mbrëmje e boksit me disa duele interesante ndërkombëtare, duelet kryesore ishin Manuel Charr vs. Marcelo Luiz Nascimento dhe Alexander Alexeev vs. Daniel Bruwer. Kjo mbrëmje u organizua nga EC Boxpromotion e Hamburgut.

Dueli i mbrëmshëm për boksierin e peshave të rënda Manuel Charr ishte më i rëndësishmi i karrierës së tij, Charr luftoj për titullin WBC Silver International në përballjen e 20-të profesioniste, kundërshtari i 27-vjeçarit Manuel Charr kishte ardhur nga Brazili, emri i tij Nascimento në Europë qe totalisht i panjohur por rekordi i tij prej 15 fitoresh në 16 duele ishte patjetër pozitiv.

Manuel Charr në katër raundet e para kishte vështirësi me boksierin afër 2 m të gjatë i cili nga dita e djeshme do të vlerësohet më mirë edhe në Europë, por pas raundit 4 boksieri nga Gjermania filloj të godet dhe të lëvizë më mirë, goditjet e tij e gjenin gjithnjë më mirë cakun e duhur, dueli filloi të elektrizon publikun gjerman.

Në raundet 7 dhe 8 Manuel Charr marëshonte me agresivitet përpara dhe e shkatërroi kundërshtarin me goditje direkte dhe kroshe, kjo solli që braziliani të dorëzon duelin në këndin e tij para se të fillon raundi 9. Fitues me TKO u shpall Manuel Charr i cili e fitoj kështu titullin e tij të parë dhe një rënditje të TOP15-shen e botës në organizatën WBC. Në organizaten WBA ai është tani Nr. 12 por dëshira e tij është të marshon në WBC, në mënyrë që të ketë mundësi të sfidon Vitali Klitschko-n në vitin 2012, nëse Klitschko vazhdon të bokson edhe më tutje.

Në duelin e dytë kryesor të mbrëmjes doli në ring boksieri i talentuar rus Alexander Alexeev i cili është në të njejtën kategori me Nuri Seferin dhe ka qenë deri tani kundërshtarë potencial i Tysonit Shqiptarë, por me luftën e mbrëmshme dhe fitimin e titullit WBC International Alexeev kthehet nga kjo Federatë, ndërsa boksieri shqiptarë vazhdon rrugen e tij drejt titullit të botës në WBO.

Alexeev fitoj mbrëmë në një duel të bukur me KnockOut në raundin 8 ndaj Daniel Bruwer nga Afrika jugore.


AlbanianBoxing.com
19.11.2011