Felix Sturm mbron titullin e botës me sukses

(Super) Kampioni WBA i botës në kategorinë e mesme Felix Sturm ka mbrojtur titullin e tij ndaj anglezit Martin Murray me plot meritë duke e dominuar me epërsi mbi 12 raunde, por gjyqtarët e luftës e vlerësuan këtë duel spektakular vetëm me një barazim. Sturm edhe me një barazim e mban titullin, duelin e shikuan mbi 4,5 Milion gjerman në SAT1.

Mbrëmë në SAP Arena të qytetin gjerman Mannheim e zhvilloi duelin e 40-të profesionist boksieri me prejardhje nga Bosnja Felix Sturm, ai luftoi kundër anglezit Martin Murray i cili në 23 duele ishte i pamposhtur, lufta shkoj si është më së mirë për boksierin gjerman Sturm, ai arriti të shenon goditje më të shumta dhe me të pastërta, por gjyqytarët e ringut e vlerësuan duelin vetëm me një barazim, si duket nuk kanë parë mirë se boksieri nga Anglia ka goditur shumë në mbrotjen e Sturm dhe nuk ka pasur goditje shumë precize!

Gjithashtu boksieri më aktiv në këtë duel ka qenë Felix Sturm, këtë duel e ka dominuar shumë më bindshëm se duelin e parafundit kundër britanezit tjeter Matthew Macklin, lufta me Macklin ishte e barabartë por Sturm mori asajkohe fitore, ndërsa tani kur Sturm ishte më i mirë se Murray e ndëshkua me barazim, gjykime të gabimta po ndoshin për fatë të keq shpesh në Gjermani.

Kështu iu ndodhi mbrëmë në SAP Arena edhe dy boksierëve shqiptarë, Petrit Dobroshi e kishte fituar bindshëm duelin e tij që e kishte, por gjyqtarët i kanë dhënë edhe Dobroshit vetëm një barazim, kurse gjykimi më kurioz ka qenë ai ndaj boksierit Dibran Gjetan Keta i cili ka shkatërruar kundërshtarin e tij gjerman Wildenhof, por gjyqtarët i kanë ndryshuar këndet e tyre dhe fillimisht e kanë shpallur fitues gjermanin Wildenhof. Fitorja e Gjetanit duhet te jetë përmirësuar më pastaj siç është shprehur vëllai i tij Ismail Keta.

AlbanianBoxing.com
03.12.2011