Andre Ward e mposht bindshëm anglezin Carl Froch në finalen e Super Six World Boxing Classic

Boksieri superior Amerikan i kategorisë super të mesme Andre Ward e ka bërë realitet ëndrrën e tournamentit Super Six World Boxing Classic. Ward ka shenuar fitore të bindshme në finale, Ward e mposhti anglezin më të mirë të kësaj kategorie Carl Froch.

Mbrëmë në New Jersey të SHBA-ve u mbajt finalja e turneut Super Six World Boxing Classic i cili kishte filluar 2 vite e gjysmë më parë në Gjermani.

Krahas finales së Super Six, Andre Ward e fitoj edhe titullin WBC të botës të cilin e mbante anglezi Carl Froch. Lufta e mbrëmshme ishte një luftë jo e bukur por shumë intenzive, boksieri amerikan ishte bindshëm më i mirë dhe i arriti goditjet më të pastërta andaj e fitoj këtë luftë 12 raundshe me vendim unanim të tre gjyqtarëve.

Në kuadër të këti turneu, i cilli nuk solli edhe aq shumë jehonë në botën e boksit siq ishte pritur në fillim, Ward arriti të mposht amerikanin Allan Green, gjermanin Arthur Abraham dhe në fund Carl Froch.

Ward tani i mban 2 tituj të botës dhe rekordin e pastërt prej 25 fitoreve ne 25 duele, edhe karriera e tij amatore ka qen e shkelqyer, Ward thjesht nuk e njeh humbjen, ka kaluar tani nje dekade pa asnje humbje per te, ai eshte boksieri qe ndoshta stervitet me se miri dhe me se shumti ne bote, kete e thojn shume ekspert te boksit. Rrespekt per boksierin 27 vjeqar nga Oakland (California, USA).

AlbanianBoxing.com
18.12.2011