Marco Huck kalon në peshat e rënda, lufton për titullin e botës kundër Alexander Povetkin me 25 Shkurt 2012

Kampioni aktual i botës në kategorinë "Cruiserweight" Marco Huck (origjinal: Muamer Hukiç) do të dorëzon titullin e tij të WBO-së për të kaluar në kategorinë e rëndë. Kjo është konfirmuar sot nga kampi Sauerland Event, gjithashtu është caktuar data për luftën e radhës! Huck do të lufton tani për titullin WBA të botës në kategorinë e rëndë kundër rusit Alexander Povetkin.

Ky është hapi më i guximshëm që e ka bërë boksieri me prejardhje shqiptaro-boshnjake Marco Huck deri tani, por rusi Alexander Povetkin nuk do të jetë një kafshatë e vogël për të, ndoshta Huck e mbivlerson vetën e tij sepse është tepër i sigurt se do të del fitues nga ky duel!

Alexander Povetkin është përmirësuar shumë nga që është duke u stërvitur tani 2 vite me trajnierin legjendar amerikan Teddy Atlas, në duelet e tij të fundit Povetkin është treguar shumë i shkathët dhe poashtu i qëndrueshëm, fakt është se Huck nuk ka boksuar kurr ndonjë kundërshtarë më të mirë, Povetkin ka qenë kampion bote edhe në boksin amator.

Nëse Huck do të arrinte një fitore ndaj Povektin atëherë do të luftonte patjetër kundër vëllezërve Klitschko brenda vitit 2012, por shansët më të mëdha për fitore i ka kampioni Povetkin!

 

AlbanianBoxing.com
24.12.2011