Ruslan Chagaev rikthehet në ring pas 5 muajve

Ish-kampioni WBA i botës në peshat e rënda nga Uzbekistani Ruslan Chagaev do të rikthehet në ring me datë 28 Janar 2012, 5 muaj pas disfatës kundër Alexander Povetkin. Me 27 Gusht 2011 Chagaev u mposht në një duel të vështirë 12 raundësh nga rusi Alexander Povetkin.

Mbrëmja e 28 Janarit do të jetë e para e këti viti për klubin tani shumë të dobsuar Universum Box-Promotion ku do të luftojnë edhe Firat Arslan, Rakhim Chakhkiev, Jürgen Brähmer, Rafael Bejaran, Vitali Tajbert, Denis Boytsov etj.

Chagaev në këtë mbrëmje do ta ketë vetëm një duel 8 raundësh kundër Kertson Manswell nga Trinidad dhe Tobago 22-3-0.

Gjermani me origjin turke Firat Arslan është duke shpresuar serish në një duel për titullin e botës, ai me 28 Janar do të ndeshet në Hamburg me argjentinasin Orlando Antonio Farias 23-10-0 në një duel pa titull 10 raundësh.

AlbanianBoxing.com
19.01.2012