Rezultate nga fundjava 4/2012

Të Shtunën, me 28 Janar 2012 në Philadelphia në SHBA-së doli në ring boksieri i ri shqiptarë Skender Halili për të cilin iu kemi njoftuar edhe më parë, Halili mbrëmë e kishte duelin e 3 profesionist dhe shenoi serish fitore me ndërprerje, pra e mban tani rekordin 3-0-0 në kategorinë gjysmë të mesme 69 kg.

 

Poashtu mbrëmë në SHBA kishte dalë në ring amerikani i peshave të rënda Brian Minto i cili papritmas u mposht nga një kundërshtarë plotësisht i panjohur Tony Grano. Ky i fundit e mposhti Minto-n me KO teknike në raundin 3, kjo ndoshta do të nënkupton edhe fundin e karrierës së ish-kundërshtarit të Luan Krasniqit, Brian Minto.

Pas disa muajsh pauzë ështe rikthyer mbrëmë në Gjermani organizatori i vjetër Universum Box-Promotion (tani me Menaxhment të ri) dhe na i tregoi disa duele të bukura, sidomos në kategorinë e rëndë dhe në Cruiserweight me Ruslan Chagaev dhe Rakhim Chakhkiev!

Ruslan Chagaev e mposhti amerikanin Kertson Manswell me vëndim unanim të gjyqtarëve, edhe se kundërshtari Manswell gjinden 1 herë në dysheme dhe ishte në lëkundje edhe kur ra gongu i fundit. Kjo ka qenë një paraqitje e mirë e Chagaev i cili pretendon të lufton edhe njëherë për titullin e botës.

Në këtë mbrëmje në Hamburg triumfoj edhe rusi Denis Boytsov, turku Firat Arslan dhe gjermani Juergen Braehmer por të gjithë kishin kundërshtarë jo të klasit të lartë.

Duelin më të mirë të mbrëmjës dhe kundërshtarin më të qëndrueshëm e kishte rusi i kategorisë Cruiser Rakhim Chakhkiev i cili ka qenë shumë i suksesshëm në boksin amator dhe ishte deri mbrëmë në 11 duele profesioniste i pamposhtur! Chakhkiev kishte të bënte me një bashkkombas të tij i cili quhet Alexander Kotlobay, dueli filloi si gjithnjë nga Chakhkiev me sulme të pandërprera dhe me goditje trishtuese, por Kotlobay nuk dorëzohej dhe ishte madje i mirë në kontragoditje, kjo luftë zgjati 10 raunde, që në fillim nuk e kishte besuar askush, por Kotlobay dëshmoi një qëndrueshmëri të vërtetë dhe nuk u rrëzua edhe se goditjet e Chakhkiev nga raundi i parë deri të të fundit ishin shumë të fuqishme. Fitues i çdo raundi doli Chakhkiev i cili e mori me veti titullin WBC Baltic në Cruiserweight dhe deshiron që të lufton sa më shpejt për titullin WBC të botës në këtë kategori.

AlbanianBoxing.com
29.01.2012