Hernandez e mposhti serish amerikanin Cunningham

Kampioni IBF i botës në kategorinë "Cruiserweight" nga Kuba Yoan Pablo Hernandez luftoi mbrëmë për herë të dytë kundër amerikanit Steve Cunningham të cilin e kishte mposhtur sëpari me 01.10.2011 dhe i kishte rrëmbyer titullin e botës. Për shkak të luftës së barabartë IBF e kishte caktuar një re-match dhe kjo luftë u zhvillua mbrëmë në Frankfurt të Gjermanisë.

Dueli i mbrëmshëm në mes të kubanezit Hernandez dhe amerikanit Cunningham ishte njëri nga duelet më të mira që kemi parë nga Hernandez, në raundin e 4 kubanezi arriti të rrëzon kundërshtarin e tij me një kroshe të majt, por amerikani 35 vjeçar e përballoi këtë situatë me provojen e tij që e ka, ishte edhe i rrezikshëm në kundërsulme por nuk arriti jetë më agresiv se kampioni 27 vjeçar Hernandez.

Kjo luftë zgjati sërish 12 raunde, kishte shumë momente të bukura, në raundet e fundit amerikani Cunningham ishte më aktiv mirëpo kjo nuk mjaftoi më për një fitore të tij, Hernandez e mbrojti titullin me plot meritë dhe kështu e kryeson tabelen e kategorisë Cruiserweight edhe në boxrec.

Në këtë mbrëmje u zhvillua edhe një duel tjetër interesant në kategorinë Cruiser, rusi Alexeev u ndesh me Enad Licina nga Sanxhaku të cilin televizioni gjerman e prezantoi me flamurin serb.

Alexeev arriti të fiton gati çdo raund ndaj Licina dhe e fitoi kështu titullin EBU të Europës, krahas këti titulli Alexeev e mban edhe titullin WBO Asia Pacifik dhe WBC International.


AlbanianBoxing.com
05.02.2012