Vitali Klitschko e mposhti anglezin Dereck Chisora, por me probleme të mëdha!

Kampioni WBC i botës në peshat e rënda Vitali Klitschko ka arritur mbrëmë në Mynih të Gjermanisë të mbron titullin e tij me poena mbi 12 raunde. Gjyqtarët e luftës i dhanë një fitore tejet të bindshme ukrainasit Klitschko, por shumë ekspert e panë luften më të barabartë. Chisora luftoi mirë, Klitschko me shenja të pleqërisë!

Vitali Klitschko nuk është më ai kampioni i vjetër, në katër raundet e para arriti të mbikqyr duelin, por pas raundit të 5 dukej kjart i lodhur kundër një boksieri i cili edhe se shkonte gjithnjë përpara nuk godiste shumë, Klitschko mori shumë goditje nga Chisora që nga raundi i 6, Chisora nuk është boksier i cili ka një goditje shumë të rëndë, sepse me një goditje më të rëndë kishte mundësi shumë të mira për të nokautuar kampionin e botës.

Në raundin 12 Chisora arriti të qëllon goditjet më të mira të tij, por nuk mjaftuan për fitore, Vitali Klitschko ishte boksieri me më shumë goditje në këtë duel, megjithatë mosha e tij 40 vjeçare kësaj radhe u pa bindshëm.

Siç duket Klitschko do ta zhvillon vetëm edhe një duel në këtë vitë dhe do të tërhiqet nga boksi për ti kushtuar më shumë kohë politikës, kundërshtari i tij i radhës sipas informacionëve të albanianboxing.com do të jetë David Haye i cili ka shansa të mira për ta rrëzuar "vëllain e madhë".

Anglezit me prejardhje nga Zimbabwe Dereck Chisora pas kësaj lufte me Klitschko i është ngritur vlera sportive në ring, por jo edhe ajo jasht ringut, ai një ditë para luftës e goditi Vitalin më dorë gjatë peshimeve zyrtare, pastaj vetëm pak çaste para duelit në mbrëmjen e së Shtunës ku edhe u vonua shumë për të dalë në ring, e bëri një gjest jo-sportiv ndaj vëllait të Vitalit, Wladimir Klitschko!


AlbanianBoxing.com
19.02.2012