Povetkin mposhti Hukiçin me poena

Kampioni WBA i botës në peshat e rënda, rusi Alexander Povetkin, ka mposhtur mbrëmë në Stuttgart të Gjermanisë boksierin me prejardhje nga Sanxhaku Muamer Hukiç (Marco Huck) me poena mbi 12 raunde, në fund Povetkin ishte shumë i lodhur dhe afër rrëzimit.

4 Raundet e para të kësaj lufte i priu bindshëm kampioni Povetkin, edhe se Huck arriti të godas atë njëherë shumë bukur në raundin 3, pastaj nga raundi i 5 kampionit të botës i mungonte kondicione, gjë që sfiduesi Huck e kishte, kështu që duke u rralluar sulmet e Povetkin filluan të ngriten sulmet e Huck, rreth mesit të duelit Huck e goditi disa herë fuqishëm kampionin e botës i cili vazhdimisht e ulte koken shumë poshtë dhe Huck ishte poashtu jo shumë i pastërt në aksionet e tij.

Alexander Povetkin edhe se ishte shumë i lodhur nuk i harronte goditjet themelore të tij, të cilat nuk e rrezikonin kundërshtarin, por padyshim ishin të rëndësishme për ta fituar raundin. Huck në raundin e 11 gjindej në vështirësi të vërtetë, pas një goditje të djathtë të kampionit dhe lodhjes së tepërt ishte edhe Huck shumë afër rrëzimit, por në raundin e 12 Huck nuk u ndal, marshonte vetëm përpara, Povetkin ishte tani shumë më i lodhur se Huck, por luftuan të dytë deri në sekondin e fundit dhe pasi që ra gongu Povetkin lëkundej në këmbë, ndërsa Huck ishte më i qendrueshëm, kjo të jipte bindjen se Huck e kishte fituar luften, por gjyqtarët e luftës e shpallën fitues kampionin Povetkin.

Marco Huck mbetet akoma kampion bote në një kategori më poshtë (Cruiserweight), ai ka kohë deri me 10 Mars 2012 për të vëndosur se a do ta mbron atë titull apo do ta dorëzon.

Zhvillimet në kategorinë Cruiser aktualisht janë shumë interesante, sidomos për boksierin shqiptar Nuri Seferi.

AlbanianBoxing.com
26.02.2012